E dinte apo jo Rama për atë që bënte Tahiri?! Nëse për Mustafa Nanon jo, për gazetarin Armand Shkullaku, jo vetëm që e dinte po për këtë ka edhe prova.
Po cilat janë provat sipas Shkullakut në lidhje me dijeninë e Ramës për implikimin e Tahirit.
– Është deklarata e Tahirit që ka shitur makinën dhe deklaratën e zyrtarit të policisë që akuzoi ministrin për bashkëpunim me trafikantët.
– Kryeministri dëgjon deklaratën e zyrtarit dhe dalë publikisht e ka thënë që denoncuesi është bashkëpunëtor me trafikantët.
– Ke ambasadorin amerikan që në 2015 doli dhe tha: Mos kandidoni kryetarë bashkish që kanë raporte kriminale. I rikandidoi. Pse e kishte nevojë të domosdoshme?
– Kishte ca të tjerë. Ky Arben Frroku doli nga burgu dhe mori pjesë në fushatën e PS në Pukë.
– Kapet deputeti i mazhorancës Mark Frroku me një të kërkuar nga policia dhe policia e lejon.
– Kë denoncime që banditë kanë hyrë në zyrën e kryeregjistruesit dhe e kanë kërcënuar, e madje e kanë rrahur.
“Rama e ka ditur. Duke qenë se këto fakte kanë qenë dhe ky jo vetëm s’ka dashur t’i dëgjojë por i ka kundërshtuar, këto janë fakte”, u shpreh Shkullaku.
(E.K/SHUPLAKA)