Përveçse është nusja e ish-Kryeministrit Sali Berisha, Armina Mevlani është fashion bloggere-ja më e famshme shqiptare.
Për çdo të re në jetë e saj, si në atë personale apo profesionale, ajo është bërë shpesh pjesë e mediave rozë.
Me anë të postimeve që Armina nxjerr në rrjetet sociale, na ka lënë të kuptojmë që dëshira e saj poër të lexuar është mjaft e madhe.
Së fundmi, fashion bloger-ja ka bërë një zgjedhje krejtësisht të veçantë. ajo po lexoin librin m titullin provokues ” Pse meshkujt martohen me kurva”.
Dhe mesa duket, përgjigjen e ka gjetur mes rreshtave të atij libri.
“Disa djem do të telefonojnë shumë ose shfaqen shumë të interesuar në biseda të mërzitshme. Unë në fakt kisha rënë në gjumë gjatë telefonatave dhe më pas u zgjova dhe thashë: “Vërtet? Çfarë ndodhi pastaj?” Dhe nëse një mashkull nuk po të dëgjon me të vërtet, është një shenjë që ti nuk i intereson atij. Ai po pret kohën derisa të të futet në pantallona”,- shkruhet në paragrafin e nënvizuar nga Armina.
Ndërsa në një paragraf tjetër shkruhet: “Mbaje mend këtë frazë magjike: S’dua të ndjesh presion. Funksionin si magji për meshkujt që punojnë fort për karrierën e tyre. Meshkujt e suksesshëm kanë shpjeguar se ndihen vazhdimisht të detyruar të bëjnë gjëra nën presion. Gjëja e fundit që ai do teksa është bërë si “Donald Trump”, është një e dashur që i jep shumë nga e njëjta gjë. Bëhu përjashtim nga rregulli”.
(F.M/Faxweb)