Këngëtari 25 vjeçar do të martohet së shpejti me partnerin e jetës së tij. Vetëm pak javë pasi Australia legalizoi martesat e të njëjtit seks, ylli i “Stay with me”, do të kurorëzojë dashurinë e tij në martesë.
Sam Smith ka vendosur të martohet me partnerin e tij, aktorin Brandon Flynn.
Burime pranë çiftit kanë thënë se dyshja ka filluar të kërkojnë për vendin e dasmës dhe thuhet se kanë zgjedhur një restorant në Sidney që njihet për mbrëmje dhe dasmat.
Sam Smith së fundmi rrëfeu për lidhjen me Brandon në një intervistë ku u shpreh se për herë të parë ndjente se duhet të ishte i lumtur.
Nga ana tjetër Brandon Flynn poston shpesh foto me Sam Smith në Instagram duke mos e fshehur dashurinë që ka për këngëtarin 25-vjeçar.
(F.M/Faxweb)