23:37 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Publikohet skandali, mësuesja e “tërbuar” terrorizon nxënësit (VIDEO)

21:07 | 17/01/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Publikohet skandali, mësuesja e “tërbuar” terrorizon nxënësit (VIDEO)

Emisioni investigativ “STOP” ka publikuar një tjetër skandal kur mësuesja dhunon nxënësit fizikisht dhe psikologjikisht.

Nëpërmjet një kamere të fshehtë, tregohen pamjet e një mësueseje të klasës së parë në shkollën “Skënder Luarasi” në kryeqytet, e cila gërthet si e tërbuar dhe dhunon nxënësit.

Ora e mësimit:

Mësuesja – Vazhdon zhurma këtu. Ulu more djalë! Hiqe atë qese ti moj idiote! Hiqe atë qese! Mos vij me të kap për fyti, të t’i përplas turinjtë.

Mësuesja – Çfarë ke në atë qese moj? Shkruj ime budallaqja e dreqit.

Mësuesja – Ore, shumë llafazan je ti. Shumë fëmijë i paedukatë. 4 strofa kishe dhe s’kishe… (e godet nxënësin) Po ke llapën më të gjatë. Është llapa ajo, që s’të lë…

Mësuesja – Merre M…. (fletën e provimit)! Ku e ke ushtrimin e 3-të ti M…? Ha ti, fryhu në tas!

Mësuesja – Ça dreqin hani? Ca dreqin, që jeni? Na qelbët.

Mësuesja – Shpejt! Hiqe atë portofol, merre lapsin dhe puno! (I shkul flokët nxënëses)

Mësuesja – “ME”, sa rrokje ka Kleana? Çohu në këmbë me gjyshe! Uli ti ….! Sa rrokje ka “me”?

Nxënësja – Një.

Mësuesja – Një moj, t’u thaftë goja! Fol më shpejt! Tre orë me nxjerrë një fjalë.

Mësuesja – Pse moj e ke gris librin e ke bo copë-copë? Çfarë janë këto libra kështu moj vajzë? Ç’është kjo moj? Mos ma sill nesër këtë! Si e ke gris librin? Shife fletën e librit, si e ke bo? Pise! S’të vjen turp, s’të vjen!

Mësuesja – Ça po shkrun? Me të vogla mo, pse me të mëdha?

Nxënësja – Zonjë, të shkoj pak në banjë?

Mësuesja – Shko moj, shushujka e dreqit! Përditë shko!

Sipas psikologes Denata Toçe,  kjo sjellje mund t’u shkaktojë fëmijëve dëme të pariparueshme.

“Është diçka jashtë rrjedhës së edukimit të fëmijës dhe madje shkakton traumë tek fëmijët. Traumë e cila nuk është fatkeqësisht afat – shkurtër, por është një traumë që zgjat përgjatë jetës së formimit të fëmijës, sidomos kur fëmijët janë në moshë të vogël, ku janë dhe formimet më kryesore të karakterin dhe personalitetit të fëmijës. Fëmija është idealist, kërkon që të marrë shpresën dhe bukurinë për të jetuar. Kjo e bën, që të jetë i fortë dhe ta shikoj botën me optimizëm. Fëmija fillon edhe e shikon botën me negativizëm dhe mendon që kjo botë nuk e meriton atë. Njerëzit më të afërt të fëmijës siç janë prindërit, edukatoret, mësuesit kur e refuzojnë fëmijën ai ndjehet i refuzuar dhe mendon se nuk e meriton dashurinë që ka. Nëse kjo dhunë ndodh në vitet e para të shkollës, trauma më e madhe është që fëmija humbet zellin për të punuar, pasi studiues dhe psikologë, që kanë diskutuar mbi arritjet sociale të fëmijës, tregojnë që vitet e para të jetës shkollore dhe të jetës së edukimit të fëmijës shoqërohen me atë që, ose fëmija fiton aftësinë për dashurinë për punën dhe motivimin nga rezultati që merr ose fëmija fillon dhe priret drejt komplekseve të inferioritetit, pra që nuk ia arrin dot t’ia dalë. Kur ne ia tregojmë këtë gjë me dhunë fizike apo verbale atëherë fëmija fillon dhe e beson këtë gjë. Kjo është patologjia që do të mbartin me vete deri në vitet e fundit të jetës nëqoftëse nuk trajtohet apo rehabilitohet.”, shprehet psikologia. (D.D/Shuplaka)

 

Pas

Berisha publikon foto të Ahmetajt në Vjenë: Po lëngon për atdheun e dashur (FOTO)

Para

Ashtu si Regan dhe Gorbaçov, takimi i parë Trump-Putin në Islandë

Para
Ashtu si Regan dhe Gorbaçov, takimi i parë Trump-Putin në Islandë

Ashtu si Regan dhe Gorbaçov, takimi i parë Trump-Putin në Islandë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.