23:09 | 04/12/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Q**a nanën këta janë pisa”, avokati i vjedh miliona lekë qytetares nga paratë e aksidentit

22:28 | 07/06/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Q**a nanën këta janë pisa”, avokati i vjedh miliona lekë qytetares nga paratë e aksidentit

“Stop” ishte në Tiranë me zonjën Shqiponja Mashi, e cila tregoi se në vitin 2019 në Shkodër ka qenë me vajzën me motor dhe ka bërë një aksident. Për pasojë vajza është dëmtuar dhe ka ndenjur 3 muaj në regjim shtrati.

I është drejtuar një procesi gjyqësor me avokat Ndue Gjelaj, dhe ka dalë vendimi i dëmshpërblimit në masën 54 milionë Lekë të vjetra. Por Shqiponjës i kanë kaluar vetëm 8 milionë Lekë. Për pjesën tjetër, avokati nuk i jep shpjegime.

“Paret nuk janë marrë akoma. Një shumë e vogël është marrë që i ka kaluar vajzës, 6 milionë lekë të vjetra dhe 2 milionë të tjera kanë kaluar në llogarinë time. Pjesën tjetër thotë avokati, i pengon Gjykata e Apelit. Me avokatin kemi bërë një marrëveshje 50 me 50 pasi të fitohet gjyqi. Paratë janë dhënë direkt nga avokati Ndue Gjelaj”.

Përmbaruesi Rrok Deda është shprehur se lekët i kanë kaluar te avokati. “Ai thotë se paratë i kam kaluar tek avokati Ndue Gjelaj, unë mbaj paret e tij”, tha denoncuesja.

Zonja Mashi interesohet te Byroja Shqiptare e Sigurimit, ku i thonë, që paratë kanë kaluar përmes përmbaruesit.

Denoncuesja: Kjo çështje po hyn për të pestin vit dhe unë s’kam marrë asnjë informacion, asnjë pare.

BSHS: Aty del e paguar.

Punonjësja BSHS: Kështu zonjë, duhet të flasësh me avokatin dhe avokati jot të thotë. Zonja, çështja ka ardhë me Përmbarim dhe ne nuk e dimë, se kush i merr lekët pastaj, se Përmbarimi është vënë në lëvizje nga avokati.

Denoncuesja: Kush i ka tërhequr paret?

Punonjësja BSHS: E di avokati!

Denoncuesja: Kush i ka tërheq paret?

Punonjësja BSHS: E di avokati! Ka ardhë me përmbarim pra. Ne nuk tërheqim paret.

Denoncuesja: Të dy i kanë tërheq? Avokati dhe Përmbaruesi?

Punonjësja BSHS: Atë nuk e dimë neve. Ata e kanë proceduar normalisht, Përmbarimi.

Punonjësja tjetër: Fol me avokatin!

Avokati Ndue Gjelaj e mohon këtë gjë, fyen grupin e xhirimit dhe e drejton zonjën te përmbaruesi.

Av. Miranda Sinanaj: problemi nuk është avokati, po është Përmbaruesi Gjyqësor.

Gazetarja: Pse?

Av. Miranda Sinanaj: Pse? Atëherë pse? Këto janë Përmbaruesit! Avokati nuk mund të imagjinojë, që ky Përmbarues do ketë këtë sjellje dhe shiko, se nuk mund të bëhet kjo procedurë. Përmbaruesi do ta marrë vetë përgjegjësinë mbi kurriz.

Av. Ndue Gjelaj: E mora mesazhin, jam në një takim dhe do ju marr vetë, pa problem.

Gazetarja: Për sa pak a shumë?

Av. Ndue Gjelaj: Nuk e di, për sa por të mbaroj këtu takimin. Do ju marr! Gjithashtu e kam porosit atë kolegen të dispononi me një kërkesë.

Gazetarja: Të presim këtu, avash-avash.

Av. Ndue Gjelaj: Q**a nanën! Këto janë pisa, mor burri i dheut.

Zonja takon përmbaruesin Rrok Deda, i cili i thotë, se i ka kaluar plot 42 milionë Lekë avokatit, ndërsa 13 milionë janë bllokuar, pasi avokati po i bën punë të pisët.

Përmbaruesi Rrok Deda: Atë, që i kam kaluar Nojës, thuaji Nojës t’i kalojë ty!

Denoncuesja: Sa i ke kaluar avokatit?

Përmbaruesi Rrok Deda: 42, 43 milionë, aq sa të kam thënë. Ia kam kaluar. 13 milionë janë të bllokuara.

Denoncuesja: Pse janë blloku paret, mor?

Përmbaruesi Rrok Deda: Kam pas vendim pezullimi, se Noja do me bë me hile me mu!/tvklan.al

Pas

“Shkelje të statutit”, Bardhi tregon pse nuk mund të zgjidhet kryetari i PD në 29 korrik

Para

Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

Para
Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

Të Fundit

Dëmtimi i Gavit, Barcelona i rikthehet ‘dashurisë së vjetër’

Zyrtarët rajonalë iranianë miratojnë kod të rreptë të veshjes për nëpunëset civile

Raportohet se një amerikan u gjet i vdekur në një qendër emigrimi në Rusi

Konventa e Bernës nxit përsëri qeverinë shqiptare të ndalojë punimet e Aeroportit të Vlorës

Masat për të reduktuar imigracionin legal nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar

Agron Shehaj intervistë për VOA: Po punoj për një alternativë re politike, kam nisur takimet

Në 2010 Messi mori Topin e Artë, Sneijder flet ‘pa dorashka’: Ishte e padrejtë

Elbasan/ Po punonte në përpunimin e hidrokarbureve, 45-vjeçari bie nga struktura metalike dhe dërgohet në spital

VOA: Studimi, bie trysnia e zyrtarëve për rryshfet, ndërsa publiku rrit besimin tek drejtësia

Pesë zakone të mëngjesit që rregullojnë në mënyrë efektive sheqerin në gjak pa ilaçe

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.