Eduart Xhaferri 54 vjeç, banues në Durrës, është njëri prej dy shtetasve që mbeti i plagosur gjatë sherrit të shënuar një ditë më parë në Rrushkull të Durrësit, ku i sëmuri mendor Lulzim Qama goditi me thikë 54-vjeçarin dhe 65-vjeçarin Yzedin Shallari që nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.
Ai u vu në prangat e policisë pas ngjarjes së rëndë me dy viktima shënuar ditën e djeshme, nën akuzën e “Vrasjes me dashje”. Eduart Xhaferri akuzohet se qëlloi me armë gjahu 54-vjeçarin Qama pasi ky i fundit e goditi me thikë, duke i shkaktuar vdekjen.
Detaje të Policisë së Durrësit:
Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:
- Eduart Xhaferri 54 vjeç, banues në Durrës.
Më datë 23.05.2017, rreth orës 13:20, në fshatin Rrushkull, për motive të dobëta ka goditur më armë gjahu duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme shtetasin Lulzim (Qazim) Qama 35 vjeç, banues në Sukth i Ri, Durrës.
Si pasojë e një konflikti çasti për motive të dobëta shtetasi Lulzim Qama ka goditur me thikë shtetasin Yzedin Shallari 65 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.
Më pas shtetasi Lulzim Qama ka goditur me thikë edhe shtetasin Eduart Xhaferri, ku ky i fundit ka marrë armën e gjahut tip Shotgan 5, kalibri 12 mm, të cilën e kishte në mjetin e tij dhe ka qëlluar shtetasin Lulzim Qama, nga brenda mjetit të tij tip Nissan.
Shtetasi Eduart Xhaferri në momentin që është goditur me thikë nga shtetasi Lulzim Qama ka qenë brenda mjetit tip Nissan, ku edhe menjëherë ka marrë armën e gjahut dhe ka goditur shtetasin Lulzim Qama.
Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provave materiale mjetet e kryerjes së krimit:
- arma e gjahut tip Shotgan dhe
- thika.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vrasja me dashje” parashikuar në nenin 76 të Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post