Gjatë paradites së sotme, Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e arrestit me burg për Marjan Levantin, i cili tentoi të vriste prindërit dhe vëllain e ish-gruas.
Prokuroria ka arritur të rindërtojë skemën e krimit të rëndë, gjatë seancës me dyer të mbyllura.
Sipas prokuriorisë, Marjan Levanti ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes Elena Levanti (Kocaqi) dhe pasi është takuar me djalin 7-vjeçar, është fshehur poshtë një krevati në një prej dhomave të katit të dytë. Kjo është bërë me qëllim që të takonte ish-gruan dhe t’i kërkonte që të bashkoheshin sërish.
Por kur Elena ka hyrë në shtëpi dhe ka parë dikë të fshehur poshtë krevatit, është trembur dhe ka bërtitur me të madhe.
Prindërit e saj banonin në katin e parë të Vilës, kështu ata janë ngjitur te apartamenti I së bijës pasi kanë dëgjuar klithmat e saj.
Pas kësaj mësohet se Levanti u ka kërkuar atyre ta ndihmonin me të bijën, duke kryer rolin e ndërmjetësit për t’i pajtuar.
Por pasi këta nuk e miratuan kërkesën e tij, Levanti ka rrëmbyer një thikë, duke plagosur fillimisht ish-vjehrrin Ferit Kocaqi. Më pas ka sulmuar ish-vjehrrën Qanie Kocaqi dhe ish-kunatin Altin Kocaqi.
Marjani u largua menjëherë pas ngjarjes së rëndë, megjithatë policia arrit ta kapte.
Gjatë seancës gjyqësore, Marjani lëshoi akuza të rënda ndaj familjarëve të ish-gruas për mënyrën se sip o I trajtonin fëmijët e tij. Akuzat e tij po shqyrtohen gjithashtu nga prokuroria.
Ndër të tjera, Levanti do t’i nënshtrohet edhe ekzaminimit psiqik pasi ai ka tentuar të vetëvritet disa herë në qeli. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post