00:00 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Qeveria firmos për ndërtimin e HEC-it të Poçemit mbi Vjosë, ambientalistët e banorët kundër

09:50 | 02/11/2016
në Ekonomi, Kryesore, Te Fundit
0

Ministria e Energjisë ka firmosur kontratën me kompaninë turke “Kovlu Energji” duke i dhënë të drejtën për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit. Ky vendim shkon në kundërshtim me kërkesat e banorëve të luginës së Vjosës, organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, Bashkimit Evropian që kanë kërkuar një moratorium 3 vjeçar për sa i përket ndërtimit të HEC-eve në Vjosë.

“Dhënia me koncesion të HEC-it të Poçemit është kryer në mënyrë të fshehtë, jo transparente dhe në shkelje të legjislacionit shqiptar në fuqi si dhe në shpërfillje të plotë të rekomandimeve të PE”, deklaron lëvizja “EkoAlbania”.

Fituesi tenderit për këtë hidrocentral është shpallur konsorciumi “Çinar San” dhe “Ayen Enerji” në një njoftim të bërë publik nga Ministria e Energjisë, në Maj 2016. Ndërkohë që kontrata konçesionare është lidhur me një tjetër kompani turke.

Kompania fituese ka paraqitur raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis, pjesë e të cilit është dhe dëgjesa publike, e cila sipas dokumenteve zyrtare rezulton të jetë realizuar në shkurt të vitit 2015 në Fier.

Asnjë prej banorëve të prekur nga ndërtimi i këtij HEC-i apo Njësitë e Qeverisjes vendore nuk janë bërë pjesë e këtij procesi. “Unë si kryetar i bashkisë, nuk jam vënë në dijeni nëse është bërë një marrëveshje dhe nëse po me kë është bërë? Çfarë është parashikuar? Cilat do të jenë ndikimet dhe çfarë do të ndodhë me banorët?” tha Përparim Shametaj, kryetari i Bashkisë Selenicë.

Sipas “EkoAlbania” një grup pune me ekspertë të huaj dhe kombëtar ka vlerësuar se ky raport është jo profesional, jo shkencor, etj.

Nga ana tjetër Vjosa ka edhe një vëmendje të veçantë ndërkombëtare pasi konsiderohet si një thesar i trashëgimisë natyrore Evropiane. Në këtë mënyrë pas shumë debatesh dhe rekomandimesh nga PE, Komisioni Evropian është duke ndërmarrë hapat e nevojshëm për hartimin e një Masterplani rajonal në lidhje me ndërtimin e HEC-eve i cili pritet të finalizohet në verë të vitit që vjen në takimin e katërt konsultues që do të zhvillohet në Romë. “Ne së bashku me kolegët tanë ndërkombëtarë kemi më shumë se 4 vjet që lobojmë në institucionet e BE-së për të ndaluar këtë valë të pakontrolluar të ndërtimit të HEC-eve. Qeveria Shqiptare duhet të shohë për alternativa të tjera të përftimit të energjisë duke ndalur përfundimisht këtë agresion të panevojshëm ndaj natyrës” tha Olsi Nika nga EcoAlbania.

Nisur nga situata aktuale në vendet e Ballkanit gjatë takimit të fundit në Bruksel, OJQ-të mjedisore kanë nënshkruar një letër pozicionimi të drejtuar Komisionerit Han mbi nevojën urgjente të përcaktimit të qartë “zona të ndaluara” për ndërtim HEC-esh.

Vjosa konsiderohet si lumi i fundit natyror i Evropës, çka përbën padyshim një prej këtyre zonave të ndaluara për ndërtim HEC-esh.

Etiketa: HECkoncensionPocemturqVjose
Pas

Golat/ Xhaka fut në lojë Arsenal, Mesut Ozil shkatërron përfundimisht Ludogoretsin

Para

Foto/ Adele në depresionin pas lindjes

Para

Foto/ Adele në depresionin pas lindjes

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.