Teksa kryeministri Edi Rama ka prezantuar projektin për rrugën e re Thumanë-Fushë Krujë-Kashar, pjesë e Programit Kombëtar “1 Miliard për Rindërtim”, ka pasur një sërë batutash me komentuesit.
Një prej komentueseve i thotë Ramës që është ‘i madh’, pasi asnjëherë nuk jep foto nga rrugët e përfunduara, po vetëm nga projektet. Dhe Rama ia kthen se është i madh, 198 cm.
Replikat:
Komentuesi: Sa i madh qe je! “Projekti eshte ne fazen finale te pergatitjes per zbatim” Pse nuk thate njehere qe eshte nje rruge ne perfundim, por vetem projektet pergatitore te cilat ne shumicen e rasteve nuk zbatohen kurre?
Rama: I madh jam po, 198cm. Asnje projekt qe ka dale ketu ne kete faqe nuk ka mbetur pa u zbatuar or mik dhe keshtu nis cdo pune e hajrit, nga nje projekt i hajrit! Rruget nuk behen si komentet ne fejsbuk dhe qe te mos lihen rrugeve e duan tamam punen pergatitore, po ti mos u merzit, kjo nis ne pak muaj dhe do bitiset e do behet gati qe te kalosh edhe ti e te kuptosh ate qe s’ke kuptuar akoma sot.
(E.K/FAXWEB.AL)