Kryeministri Rama ka replikuar sot në Kuvend me kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Spaho dhe deputetin e LSI-së, Nasip Naço sa i përket dhënies së koncesioneve.
Sipas Ramës ka një ndryshim mes koncesionevë që jepnin socialistët dhe atyre që jepnin demokratët.
“Në fakt doja të ndërhyja për të replikuar me profesorin tim të dashur, po na hyri Nasipi në mes. Emri të doli në listën e njerëzve që donin të punonin për atdheun, ji krenar për atë që ke bërë krenar. Bëre gabimin e profesorin, pse gabove?
Ka një ndryshim thelbësor mes koncesiuoneve të dhëna prej nesh dhe koncesioneve të dhëna prej këtyre Nasip. Unë kujtoj kohen kur ihsim bashkë, kush është ndryshimi? E them unë për ty. Profesor keni dhënë koncesione përmes të cilave keni futur duart në xhepat e qytetarëve. Ne nuk kemni dhënë të tilla”, u shpreh Rama.
(E.K/Faxweb)