Ditën e sotmë është hedhur shorti dhe për Vettigun në Prokurorinë e Tiranës.
Në “sitë” do të kalojnë prokurorët që garojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Në filtër do të jenë dosjet e prokurores së dosjes CEZ Antoneta Sevdari dhe prokurorit Dritan Rreshka.
Po ashtu në kontroll dhe dosjet e Adriatik Cama i cili ka përfaqësuar akuzën në gjyq dhe procesin ndaj ish-deputetit Mark Frroku. Në filter po ashtu dhe dosjet e prokurorit Shpëtim Kurti ish-drejtues i Prokurorisë së Tiranës.
Para disa ditësh e njëjta procedurë u ndoq edhe me gjyqtarët, ku gjashtë prej tyre u përzgjodhën të parët për të kaluar në sitë.
(E.K/FAXWEB)