05:41 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Rama censuroi këngën në RTSH”, reagon Kastro Zizo

18:26 | 14/11/2017
në Aktualitet, Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Rama censuroi këngën në RTSH”, reagon Kastro Zizo

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar pak më parë një denoncim të “kompozitorit digjital” ku thuhej se kryeministri Rama kishte censuruar artistët, njësoj si në vitet 1970.

Ai shkruan ndërkohë që kënga është hequr nga konkurrimi, me urdhër të drejtorit të RTSH, Thoma Gëllçi, do të interpretohej nga Kastro Zizo.

Por në lidhje me këtë ka reaguar vetë këngëtari Kastro Zizo në rrjetet sociale, ku shkruan se kjo çështje nuk duhet përdorur politikisht.

“Pas shume mesazheve dhe telefonatave po shkruaj nja dy rreshta: Situata e mos pranimit te kenges sime ne festivalin e RTSH nuk duhet perdorur ne asnje menyre politikisht,” shkruan Kastro Zizo.

POSTIMI I BERISHËS:

Rikthehet Censura!
Kjo eshte kenga qe u censurua!

Te dashur miq, Noriega me Gellçin e tij te zi rikthyen censuren ne festivalin e kenges ne RTSH.
Njelloj si dikur ne vitet 1970 Kristaq Rama censuronte artistet, sot Edvin Kristaq Rama vazhdon vepren e zeze te te atit si xhelat i lirise se krijimit.

Lexoni mesazhin e kompozitorit dixhital! sb

“Pershendetje Doktor. Pa ju besdisur po ju nis nje kenge ende te pa bere publike interpretuar nga Kastro Zizo e cila sonte me urdher te Gellquit u hoq nga konkurimi ne festivalî e RTSH-se. Pikerisht se eshte me mesazh dhe shume e angazhuar…! Teksti eshte mesazh i cili prek nje nga plaget e shoqerise shqiptare.

Per te gjithe ata qe iken nga vendi i tyre me dhimbjen e familjareve qe lane mbrapa, per nje jete me te mire. Siguruan nje vend nje jete jashte kufinjeve, por mbeten te huaj, madje edhe ne vendin e tyre…
Pra si nje vals qe nuk ndalon… pra kercejne me jeten deri ne fund, nuk dorezohen…

Kur çensurohet artisti apo artistet si dhe krimtaria e angazhuar nje shoqeri ka marre fund…!

Ps: forca eshte te teksti i kesaj kenge me nje vals (vals jete) ne mes…!

Me falni per mesazhi e gjate…ju falenderoj dhe shume respekt”

I huaj…

I përgjumur një mëngjes vere
Lash në tavolinë një letër të ftohtë
Duke mbajtur shtrënguar fort lotët
Me fjalët: M’duhet të iki, nuk rri dot

Pastaj vazhdova me fjalë të tjera
“M’duket se vendi nuk më përket” 
Më prisje që në agim tek dera
Me the: ikja jote larg, po më vret!

S’ka kuptim të qëndrojë këtu
Mjaft me mëshirë për njeriun e lirë
Do endem i huaj, diku,
Se Burgun e mjerimit se kam kapërdirë

Më fute në xhepin e ftohtë
Një shami nëne që thotë lamtumirë
Të duhet të jesh e fortë
Se kjo është krenaria e njeriut të lirë

Ika larg teje atë natë
Si një ëngjëll që nuk kishte më krah
Se kështu më thërrisje i vogël
Isha vecc një djalosh mama

Tani më sheh me maska
Tek endem i vetëm në mërgim
Me ikjen time të vrava,
E shoh vështirë të ketë më kthim

Këtu është ndryshe nëna ime
Është një parajsë me qiell sterr të zi
Njerësit qëndrojnë herë pas herë dyshe,
Po mes tyre ka shumë vetmi

Dhe unë gjeta punë, shoqe jete
Gjeta mundesinë për pak ngrohtësi
Por kam shumë mallë për rrugët e mjera
Udhëtojë në ëndrra tek shtëpia ku rri ti

Tani kam një djalë të vogël
I kam vënë emrin e vëndit tim
Arbër e thërrasin shokët
Dhe ai i huaj këtu në këtë vegim

Mezi sa pres të vij
Të tregojë jetën time të plotë
Do të ishte shumë krenare
Do të gëzoheshe, e heshtur në lotë

Ti me zgjon dreq (djall’), me th’rret të bie, në dëshpërim
Unë i huaj, të ftoj në një vallëzim

Hidhu, kërce me jetën o njeri
Valsin e ëmbël të robërisë
Me shiko me zjarrë në sytë e mi
Do të digjesh si njeri i lirë

Eja të ngjitemi në qiell të dy
Si shtegëtarë pa emër në errësirë
Do t’tregojë me mijëra yje që shndrisin si ty
Që nuk shuhen asnjëherë

Jam i ngopur e dashur
20 vjet vallëzova me shpirtin tim
kërceva valsin si xhonglier nate
dhe askush se kuptojë që ishte vec një film

Tani më duhet të kthehem tek ty
Ka ardhur koha të të kthejë shaminë e ftohtë
Të ecim në pragun e derës të dy
Dhe ti të shpërthesh e lodhur në lotë

Shikoj fytyrën tënde
Dhe eci i ngjathët drejt teje nënë
Më dukesh si atëherë e re
Por sytë e rinisë të kanë lënë

Tani do jemi bashkë
Edhe pse gjumë pranë një shtrati të bardhë
Nuk lëvizë më ajri
Dhe lëkura e ngrohtë e duarve të është tharë.
Ti më zgjon djall, me th’rret të bie, në dëshpërim
Unë i huaj, të ftoj në një vallëzim

Hidhu, kërce me jetën o njeri
Valsin e ëmbël të robërisë
Me shiko me zjarrë në sytë e mi
Do të digjesh si njeri i lirë

Eja të ngjitemi në qiell të dy
Si shtegëtarë pa emër në errësirë
Do t’tregojë me mijëra yje që shndrisin si ty
Që nuk shuhen asnjëherë

Merre jeten tende tregoje si fëmijë
Merre dhe vallëzimin tonë të kercesh në pafundësi
Mos harro nga vjen, mos harro asnjëherë!
Se i huaji në këtë vënd nuk je ti

Eja të ngjitemi në qiell të dy
Si shtegëtarë pa emër në errësirë
Do t’tregojë me mijëra yje që shndrisin si ty
Që nuk shuhen asnjëherë”

(B.H/Faxweb)

 

 

Etiketa: kastro Zizo-berisha
Pas

LSI: Fondet për arsimin duhet të shkojnë në nivelin 5%, të Prodhimit të Brendshëm Bruto.Pagat për arsimtaret duhet të rriten me 50%

Para

BSH: Plakja e popullsisë dhe emigracioni po pengojnë kthimin e ekonomisë në potencial

Para
BSH: Plakja e popullsisë dhe emigracioni po pengojnë kthimin e ekonomisë në potencial

BSH: Plakja e popullsisë dhe emigracioni po pengojnë kthimin e ekonomisë në potencial

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.