Kryeminsitri Edi Rama deklaroi sot se do të mbështesë Myslim Murrizin në nismën e tij për të hapur listat, duke thënë se me këtë vendim pritet që të ndalohen koalicionet parazgjedhore.
Pas kësaj deklarate, pritet që kreu i PD-së Lulzim Basha të dalë në një konferencë për mediat, për të ju përgjigjur thënieve të Ramës.
‘Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të ketë pas pak një konferencë për shtyp për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për aktualitetin politik’, thuhet në një njoftim nga selia blu.
Sa i takon koalicioneve Rama tha se: “Patjetër që listat e hapura e bëjnë të pamundur formulën aktuale të koalicioenve, se i bie që të kemi në një fletë votimi, llogariteni, artimetikisht, 40 parti këtej dhe 40 andej, nga 35 kandidatë në Tiranë, një fletë votimi që do të ishte një qilim nga universiteti deri te monumenti i Skënderbeut. Por kjo nuk do të thotë se kemi ndonjë tendencë apo qëllim që të pengojmë marrëveshjet, kjo është cështje e tyre”.
Shërbimi urban në Tiranë u ndërpre me 12 mars të këtij viti pas rastit të parë të testuar pozitiv me COVID 19 në vendin tonë. Pas rihapjes graduale Kryeministyri Rama u shpreh se linjat urbane do të jenë të fundit që do të nisin aktivitetin, pasi konsideroheshin prej specialistëve si një nga vendet me rrezikshmëri shumë të lartë për tu infektuar.
Por dhe pas ‘ok’ të qeverisë ishin vetë operatorët që refuzuan të rinisnin punën pasi sipas tyre protokollet e sigurisë penalizonin punën dhe të ardhurat e shoqërive.
U desh ndërhyrja e kryebashkiakut Veliaj i cili i paralajmëroi për zgjidhje kontrate si dhe ‘shkarkimi’ nga shumë përgjegjësi i kompanive në zbatimin e protokolleve që shërbimi i urbanëve të vihej serish në dispozicion të qytetarëve. Por pa përfunduar ende java, operatorët lajmërojnë pezullimin pasi nuk kanë të ardhurat e pritshme.