22:58 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Rama i përgjigjet Patozit: Burrë i mençur po naiv

21:35 | 27/05/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Astrit Patozi i kundërpërgjigjet Ramës: Votimi elektronik, e keqja më e vogël!

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Astrit Patozit, pas deklaratës së këtij të fundit se Rama e kishte paralajmëruar se nuk do ishte në listat e PD-së.

“Kështu që më erdhi sinqerisht keq që Astrit Patozi, po mesa duket jo vetëm ai, as kaq s’kishin kuptuar gjithë këto vite nga natyra e liderit të tyre dhe raporti i tij me skuadrën. Po jo vetëm kaq. Astriti mbante mend që i thashë në replikën time të fundit me të në Kuvend (meqë ra fjala, ishte ndër fare të paktët që ma vinte trurin në lëvizje kur më sulmonte) nuk e di a do jesh në parlamentin e ri(?). Dhe aludonte se ndoshta, kushedi, unë kur i’a thashë atë që do t’i ndodhte, dija gjësend për fatin e tij nga bisedat e mia”, shprehet Rama.

Pasi zbuloi se Basha nuk e kishte futur në listat e kandidatëve për deputet, Patozi deklaroi sot se kundërshtari i tij politik, e kishte paralajmëruar një gjë të tillë edhe më parë.

”Per ironi te fatit, paralajmerimin e fundit per sa ndodhi ma dha kryekundershtari yne ne seancen e fundit te parlamentit, i cili vuri ne dyshim vijimesine time si deputet pas shtatorit. Sigurisht, nuk jam as paranojak dhe as delirant qe te mendoj se ka nje komplot nderkombetar ndaj meje ose dikujt tjeter apo qe Edi Rama e ka shtrire marreveshjen me PD-ne deri tek listat e deputeteve te saj. Mendoj se profecia e tij ka te beje thjesht me intuiten politike, se cfare do te kishte bere ai vete ne nje rast analog. Ndaj me duhet ta falenderoj edhe kryeministrin joteknik, qe e parashikoi sakte, pavaresisht se e lehte duhet te jete qene per te. Jo thjesht per shkak te marreveshjes, endrrat e Republikes se Re me ato te “Rilindjes” ngjajne. Madje, ka raste qe ato jane e njejta gje.”, tha deputeti demokrat.

REAGIMI I RAMËS

SHËNIMI I DITËS

Një replikë pa polemikë me Astrit Patozin

Shoh një habi të madhe rretherrotull me skuadrën që Lulëzim Basha nxorri në fushë.

Mesa kuptoj jam ndër shumë të rrallët që s’jam habitur dhe thjesht habitem pse habiten të tjerët. Dikush më tha, “Kjo ishte njësoj si De Biazi të futej kundër Spanjës, me portierin e tretë, me 3 mbrojtësa të vrarë, me mesfushën me 3 goca volejbolliste plus Loro Boriçin (dmth Saliun), në sulm bjeri t’i biem dhe pa stol rezervash… Sala se bënte kurrë këtë skuadër!”. “Po çfarë lidhje ka, i thashë, Luli nuk është as De Biazi, as Saliu, që me njëri-tjetrin e kanë një gjë të përbashkët: E ndjejnë shumë kohë përpara ndeshjes, erën e gjakut të fushës së betejës!”

Lulëzim Basha nuk ka fituar asnjë betejë e nuk ka humbur asnjë betejë po ashtu, sepse në fakt, nuk ka bërë dhe nuk bën dot beteja. I mjafton t’i quajë humbjet fitore, t’i festojë me buzën vesh më vesh dhe pastaj t’ia fusë gjumit i lehtësuar që iku edhe një kokëçarje tjetër! Ai i gëzohet pushtetit si një fëmijë lodrës që i dhurojnë, po nuk i pëlqen hiç asfare puna që i kanë dhënë bashkë me pushtetin. Eshtë si ata trashëgimtarët e gabuar të froneve që i çonin mbretëritë në rrënim, duke shijuar deri në fund jetën në oazin e oborrit.

E do pushtetin si fëmija që qan e i bie këmbës, për një lodër në vitrinën e një dyqani. Po s’është në gjendje ta vrasë fort mendjen asnjë minutë, se si të administrojë dhe fuqizojë kapitalin politik e njerëzor të skuadrës së tij. E njësoj si fëmija, që të gjuan me shqelm kur i thua boll qave apo kur nuk i’a var të qarave të tij, ai e sheh skuadrën si burimin e dhimbjeve të kokës që duhet fikur, jo si burimin e fuqisë së vet që duhet rritur.

Kështu që më erdhi sinqerisht keq që Astrit Patozi, po mesa duket jo vetëm ai, as kaq s’kishin kuptuar gjithë këto vite nga natyra e liderit të tyre dhe raporti i tij me skuadrën. Po jo vetëm kaq. Astriti mbante mend që i thashë në replikën time të fundit me të në Kuvend (meqë ra fjala, ishte ndër fare të paktët që ma vinte trurin në lëvizje kur më sulmonte) nuk e di a do jesh në parlamentin e ri(?). Dhe aludonte se ndoshta, kushedi, unë kur i’a thashë atë që do t’i ndodhte, dija gjësend për fatin e tij nga bisedat e mia me Lulin për Marrëveshjen Politike! M’u dhimbs vërtet, burrë i mençur po naiv, që ende, as sot, s’e kupton sa thjeshtë funksionon Lulëzim Basha; kryetari që nuk fiton dhe nuk humbet kurrë, sepse kurrë nuk bën dot një betejë.

Gjynah Astriti, kaq vite në fushën e betejës, s’e ka marrë vesh akoma pse fëmijët i prishin pa asnjë gajle lodrat e tyre, njësoj siç trashëgimtarët e gabuar të froneve rrënojnë mbretëritë, pa e humbur gjerësinë e buzëqeshjes as ditën kur mbyllin sytë përgjithmonë. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Astrit Patoziedi rama
Pas

“Pa Topallin e Patozin, PD pa këmbë e pa mendje të fortë”

Para

Gjici: Titullin e fituam pa humbje, për Champions na duhen 3-4 blerje

Para
Gjici: Titullin e fituam pa humbje, për Champions na duhen 3-4 blerje

Gjici: Titullin e fituam pa humbje, për Champions na duhen 3-4 blerje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, mesazh për efektivët e Policisë së Shtetit dhe për qytetarët

Protestë pranë Samitit Europian: Opozita dhe qytetarët kërkojnë mosnjohjen e zgjedhjeve të 11 majit

Kuçana për Fax News: Kandidati për deputet është kërcënuar nga bandat kriminale!

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”

Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën e Shërbimit Nacional për Punësim serb në veri

Trump thotë se SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Protesta e opozites, Belind Këlliçi: Ditët në vijim do zbuloni denoncimet tona

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Rama konferencë për shtyp me kryeministren e Danimarkës: Diskutuam për investime në disa iniciativa

Masakra elektorale/ Berisha: Kemi aleatë të shumtë në këtë betejë! Zëri ynë do dëgjohet fuqishëm në Europë dhe botë

Nga Brukseli në protestë, Berisha: U garantoj se Edi Rama kurrë nuk do mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.