Kryeministri Rama ka bërë një deklaratë të pazakontë sonte në “Top Story” ku ka thënë se jep dorëheqjen nga PS dhe politika nëse PS nuk del forcë e parë nga zgjedhjet e 25 qershorit.
‘Nëse ne, PS-ja nuk do të dalim forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit, unë jap dorëheqjen dhe iki nga politika. Pra nëse na del Petriti forcë e parë unë iki, kaq e thjeshtë është”, tha Rama.
Ai tha po ashtu se PS do dalë forcë e parë, por duhet që të kapë kuotën e 71 deputetëve që të krijojë qeverinë i vetëm.
(M.D/Shuplaka)