20:43 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Rama: Kur dikush të akuzon për çfarë s’ke bërë ose e ka bërë vetë, ose mundet ta bëjë

12:13 | 21/02/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama: Kur dikush të akuzon për çfarë s’ke bërë ose e ka bërë vetë, ose mundet ta bëjë

Kryeministri Edi Rama, ishte sot i pranishëm në aktivitetin me në fokus femrën në Policinë e Shtetit, të titulluar “Promovimi i femrës në Policinë e Shtetit”.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u ndal tek akuzat e opozitës mbi Policinë e Shtetit dhe anketat e organizatave ndërkombëtare që flasin për të kundërtën. Ai u shpreh se krahasuar me policinë e kaluar, ku punonjësit ishin të paarsimuar, sot kemi një institucion të mbrojtjes së qytetarëve tërësisht ndryshe që renditet si institucioni më i besuar në vend.

Më tej, Rama renditi sukseset e kësaj policie, në luftën kundër drogës, krimit të organizuar dhe theksoi se Policia e Shtetit akuzohet e sulmohet pikërisht sepse bën punën e saj.

“Promovimi i femrës në Policinë e Shtetit, histori të panumërta në raportin e ri mes Policisë së Shtetit dhe qytetarëve. Në këto histori, ju gra dhe vajza keni rol të padiskutueshëm. E nisur me një Polici Shteti më e plakura në Europë dhe rajonin ku jetojmë, mbulonte rreth 55% të terriitorit, ku një pjesë e madhe ishin të mbyllur nëpër zyra.

Sot nuk e themi ne, e thonë anketimet e organizatave më të mirënjoura ndërkombëtare që thonë se Policia e Shtetit është institucioni më i besuar në vend. Dua ta nenvizoj për t’iu thënë të gjitha juve se çfarë keni bërë në kaq pak kohë, që ruani çdo ditë rendin dhe qetësinë e qytetarëve. Kjo trupë ka në përmbajtjen e vet dhe gjakun e atyre që nuk janë më, që ranë në krye të detyrës duke mbajtur këtë uniformë.

Besimi duhet parë dhe tek numri i telefonatave, tek fakti që në këto 3 vjet kemi numrin më të ulët të vrasjeve në Shqipëri, tek fakti që 7384 persona të shpallur në kërkim janë kapur, milionë euro pasuri kriminale e sekuestruar.

Ka shumë të drejtë ministri që e nënvizon këtë fakt, një fakt kokëfortë. Karagjozët që për popullin nuk mendojnë, i adresojnë Policisë së Shtetit akuza të pavërteta. Ata që ofrojnë rryshfete nuk janë të varfërit, nuk janë të dobëtit. Këto para kriminale, miliona euro, zë i konsiderueshëm për Shqipërinë, para që vijnë nga droga, nga kontravanda, para që sekuestrohen.

Mos harroni kurrë shprehjen “Kur dikush të akuzon për diçka që nuk e ke bërë ose e ka bërë, ose e ka bërë vetë ose është në gjendje ta bëjë vetë.” Kështu janë edhe rastet e trafikantëve të drogës. Në 26 vjet kurrë nuk është sulmuar Policia e Shtetit si në këto tre vjet dhe kurrë nuk ka qenë në majë. Ka një arsye përse sulmohet: Bën pikërisht punën e vet, të godasë atë ku mblidhet qelbi i pisllëkut. Ka goditur dhe vazhdon të godasë më fort.”

Policia e Shtetit po ripërtërihet në moshë, vëmendje, moral.”, u shpreh mes të tjerash Rama. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: edi ramapolicia e shtetit
Pas

Sulm kamikaz në Pakistan, 5 të vdekur dhe 20 të plagosur

Para

Basha nga “Çadra e Lirisë”: Këtu deri në largimin e Ramës. Shumë shpejt do jemi më të shumtë

Para
Basha nga sheshi: Unë jam gati, jam gati t’u udhëheq në rrugën që na nxjerr nga ky kaos, drejt të ardhmes! (FJALA E PLOTË)

Basha nga “Çadra e Lirisë”: Këtu deri në largimin e Ramës. Shumë shpejt do jemi më të shumtë

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.