Kryeministri Rama ka reaguar sërish përmes një postimi në ‘Twitter në lidhje me “Unazën e Re”. Ai ka përgëzuar banorët pasi sipas tij po ndahen nga “SHQUP-i” dhe po përfitojnë sipas ligjit.
“Përgëzime familjeve të Unazës së Re që po ndahen nga lukunia e Shqupit dhe po përfitojnë sipas ligjit,banesën sociale,bonusin e qerasë trevjeçare apo lekët e shpronësimit për interes publik. Hesapet e Lul Kadriut s’kanë lidhje me interesat e tyre, të Tiranës e Shqipërisë që duam”, ndërsa ka publikuar foton e disa prej tyre që sipas tij kanë pranuar bonuesin e qerasë trevjeçare apo lekët e shpronësimit.
Edhe Veliaj i bëri jehonë lajmit që dy familje kishin pranuar prishjen e banesave të tyre, dhe strehimit në banesa sociale.
Megjithatë situata tek Unaza e Re mbetet e tensionuar. Edhe sot banorët u përplasën me policinë e cila për shkak të rezistencës së tyre liroi njërin prej tyre pasi e kishte futur dhunshëm në furgon. Pasi u lirua ai tregoi për ‘Fax News’ se ishte dhunuar nga policia brenda në furgon.
Pamjet e momentit të përplasjes:
(B.H/Faxweb)