Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, e cila është zhvilluar në mungesën e kryeministrit Rama, por e drejtuar nga numri dy Erjon Braçe, janë marrë disa vendime. Mes tyre dy vendime janë të rëndësishme dhe që bëjnë flajë për ndryshime në Qeveri.
Zëvendësministrja e Kulturës Valbona Shujaku është shkarkuar nga detyra dhe në vend të saj është emëruar Meri Kumbe. Si në të gjitha rastet e emërimeve dhe shkarkimeve nuk bëhen të ditur motivet, por e veçanta e këtij vendimi është se brenda ditës është marrë vendimi për shkarkim dhe emërim.
Çka lë dyshime, se ndoshta mund të ketë qenë një dorëheqje e zonjës Shujaku, e cila zëvendësohet në kabinetin qeveritar nga një tjetër zonjë.