Kryeministri Edi Rama ndodhet në pallatin e Sportit në Vlorë teksa po viziton banorët e përmbytjeve. Nga përmbytjet rreth 3 mijë banorë të Novoselës janë strehuar në këtë godinë pasi banesat e tyre janë të pa banueshme.
“Krahasuar me 2015-ën reshjet janë shumë më tepër, Vlora si Vlorë nuk ka pasur asnjë problem për shkak të investimeve që kemi bërë dhe ndërhyrjeve në infrastrukturë. Jo asnjë jetë njeriu por asnjë kokë bagëti e humbur, as në Fier, as në Vlorë. Pesëfishuam forcat për ta përballuar situatën. Jemi në kushtet kur nuk kemi asnjë humbje, jo në jetë njerëzish por as në krerë e shpendë siç ndodhi në 2015 që ishin qindra e qindra. Ka pasur superkoordinim. Ka një meritë të veçantë edhe ministrja. Është 48 orë pa gjumë. Edhe prefektët e rinj me eksperiencë të madhe kanë bërë një punë të shkëlqyer. Shpresojmë të mbyllet sipas parashikimeve. Megjithëse sipas parashikimeve e ka kaluar masën e 2015. Në 2015 ka qenë 7.8-8.2 ndërsa mbrëmë e kaloi 9 metër. Na dha shumë dorë mirëorganizimi. Nuk janë as argjinaturat as kanalizimet që mbrojnë jetët e njerëzve. Unë iu jam mirënjohës të gjithëve”, tha Rama.
Vërshimi i lumit Vjosë përmbyti qirnda banesa, ku la edhe shumë kafshë shtëpiake të mbytura. Forca të shumta ushtarake dhe policore ndodhen në terren për t’ju ardhur në ndihmë banorëve. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post