Analisti Andi Bushati ka deklaruar se kryeministri Rama nuk ka asgjë të mirë “nga fronti i perendimit”. I ftuar në studion e News 24, Bushati tha se e thotë këtë duke patur parasysh kritikat për krimin nga ana e LU-së dhe drogën, por edhe paralajmërimin e FMN-së që qeveria të ketë kujdes me skemën (Partneriteti Publik P rivat) PPP-të për shkak se ka resqe fiskale.
Për Bushatin Rama e ka të vështirë të tërhiqet nga kjo skemë sepse kjo është mënyra se si e mendon ekonominë, në të mirë të oligarkëve dhe jot ë qytetarëve.
“Këtej e godasin për krimin nga njëra anë FMN e qorton për këtë skemën “PPP-së”.
Ai erdhi në pushtet për ta nxjerrë Shqipërinë nga atje ku e kishte zhytur Berisha, ndërkohë që kemi një qeveri të majtë që publiken i’a jep private, kjo vetëm e majtë nuk është. Nëse vazhdohet kështu mund të shkojë deri në falimentimin e shtetit. Pavarësisht nga ato që thotë FMN-ja e shoh shumë të vështirë që ai të tërhiqet pasi ky është thelbi i tij për ekonominë për shkak të lidhjeve të tij okulte, lidhjet me oligarkët”, tha Bushati. Ai shtoi se qeveria Rama qeveris në të mirë të oligarkëve ku u shpërndanë pasurinë publike dhe mendon se kështu mund të zhvillihet ekonomia.
Bushati tha gjithashtu se kjo nuk është rruga e duhur për të zhvilluar vendin por duhet konkurencë e ndershme. (B.H/Shuplaka)