Kryeministri Edi Rama, ka vizituar ditën e sotme një të moshuar 111-vjeçare e cila ka kryer injektimin e vaksinës anti-Covid.
Kryeministri ka zgjedhur që të vizitojë vetë të moshuarën, duke i dhuruar një buqetë me lule dhe duke e përqafuar. Sipas tij tashmë të dy janë të vaksinuar dhe mund të lejohet përqafimi dhe heqja e maskës në ambient të mbyllur.
Edi Rama: Si je? E kemi bërë të dy vaksinën, po e heq maskën.
Manastirliu: Mezi të priste nënë Zenepja.
Edi Rama: Unë nuk të njihja por e pashë që doje me më taku dhe erdha.
Teksa e moshuara me një zë jo tepër të fortë arrin ta falenderojë kryeministrin për vizitën në banesë dhe kryerjen e vaksinës.
Postimi i plotë i kryeministrit: 111 VJEÇ dhe tanimë e vaksinuar, mendja top e zemra e bardhë si bora – Jeta është vendi i mrekullive