06:30 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Rama: Qeveria çeke mund të vendoste veton! Në këndvështrimin tim ka qenë presion

11:22 | 29/12/2016
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Gjitha
0
Rama: Qeveria çeke mund të vendoste veton! Në këndvështrimin tim ka qenë presion

Gjatë debatit me kreun e Komisionit Hetimor për CEZ dhe anëtarët opozitarë të këtij komisioni, sipas kreut të komisionit Edmond Spaho, “kryeministri mbajti një qëndrim ndryshe nga ai i dy viteve më parë”.

Në përgjigje të pyetjeve drejtuar atij, ai u shpreh se pozicioni i qeverisë çeke ishte i paqartë. Ajo mund të vendoste ose jo veton, kjo nuk dihet. Megjithatë, sipas këndvështrimit të kryeministrit bëhej fjalë për presion për të cilin ai u tregua i qartë se ishte i papranueshëm.

Debati mbi presionin e palës çeke

Edi Rama: Do të qëndronte qeveria çeke në pozicionin mohues sikur marrëveshja të mos ishte zgjidhur përpara votimit, këtë nuk e di. Nuk përjashtohet mundësia që qeveria çeke bënte presion maksimal me idenë se ne si vend kandidat do sugjestionoheshim nga presioni. Kam informuar disa nga vendet kryersore anëtare, të cilët e kanë cilësuar të papranueshëm. I kam bërë të qartë ambasadores çeke që me presion nuk merrni asgjë. I fola për një marrëveshje me mirëkuptim. Mund të shkonte drejt vetos në rast se nuk do bëhej marrëveshja. Kam takuar kryeministrin çek. Mua personalisht nuk më është komunikuar fjala “veto”. Unë kam lënë të kuptohet që unë dua marrëveshja por nuk dua presion.

Edmond Spaho: Kjo është hera e parë që e thoni?

Edi Rama: Po të ishte kështu se do e kisha thënë, do ia kisha thënë Blendi Fevziut.

Edmond Spaho: Ju keni deklaruar se keni pasur presion të madh për të zgjidhur këtë çështje në funksion të statusit. Keni thënë tjetër gjë përpara dy vitesh e tjetër gjë sot.

Edi Rama: Ju lutem! Unë kurrë nuk ankohem për ju. Kur kam folur nuk kam qenë në rrethanat e sotme. Në këndvështrimin tim ka qenë presion, përgjigjen time ua dhashë. Mund të ishte sjellë në mënyrë bllokuese qeveria çeke, por edhe mund të mos ishte sjellë.

Po jap përgjigje por këto komente janë të panevojshme.  Të mbaroj unë do dilni jashtë e do thoni “E kapëm, e zbërthyem, e zhveshëm”.

Debati mbi përjashtimin e avokatit nga grupi i punës

Jorida Tabaku, deputete e PD-së: Në dijeninë tuaj a jeni njoftuar se avokati Hamid Gharavi është përjashtuar nga procesi i negocimit. Ai nuk ka qenë pjesë e procesit

Edi Rama: Unë nuk kam pasur nevojë për avokat

Jorida Tabaku, deputete e PD-së: Ai iu ka nisur juve dhe ministrit Gjiknuri, ku ka ngritur shqetësimin në letër se ju nuk dëshironi të përfshihet në këtë çështje.

Edi Rama: Znj. Tabaku, Kryeministria nuk funksionon në këtë mënyrë. Unë besoj shumë tek skuadra, tek përgjegjësitë e secilit. Unë delegoj përgjegjësinë dhe investoj. Secili mban përgjegjësi për atë që u kërkohet. Letra që sapo cituat ka ndjekur mijëra e mijëra letra. Vijnë dhe shkojnë për trajtim në vendin përkatës.

Edmond Spaho: Këtu nuk është çështja e rrugës që ka ndjekur letra. Përse u përjashtua grupi negociator që ju paguat? Ju e ngrini grupin e punës dhe e përjashtuat më pas. Pse? Avokati ndërkombëtar nuk është në grupin e punës edhe pse i paguani qindra ,ikëra euro. Pse?

Edi Rama: Ju thoni që avokati të bëhet pjesë e qeverisë. Nuk ndodh kjo

Edmond Spaho: Unë po them grupi i punës. Këtë paralelizëm e bëni ju

Edi Rama: E bëj këtë paralelizëm. Avokati është një faktor që është marrë në konsideratë nga grupi i punës. Ky grup ka nxjerrë konkluzionet e tij. Unë nuk e di që çdo gjë që thotë një avokat të bëhet. Ai është pjesë e grupit, por jo vendimtar. Ai s’merr vendime në emër të qeverisë

Edmond Spaho: Ju nuk keni marrë parasysh asnjë sugjerim të avokatit. Ju e keni nxjerrë jashtë grupit të punës në një kohë kur e paguanit.

Jorida Tabaku, deputete e PD-së: Unë besoj që kryeministria kështu ka funksionuar vite. Nuk besoj që kryeministri futet në detaje, por kjo çështje është e një rëndësie të lartë. Dua të di që ju keni qenë i informuar që avokati ka qenë i përjashtuar

Edi Rama: Referojuni shpejgimit të ministrit Gjiknuri

Florian Mima, deputet i PD-së: Ju referuat Shqipërisë si një pozicion i dobësuar. Avokati vazhdimisht iu këshilloi të shkonit në arbitrazh.

Edi Rama: Pse nuk shkuat në arbitrazh?

Florian Mima, deputet i PD-së: Ne për atë u nisëm por ju nuk e morët në konsideratë.

(XH.A/SHUPLAKA)

 

Etiketa: cezedi ramaedmond spahoFlorian Mimajorida tabakurama komisioni hetimor cez
Pas

Pink bëhet nënë për herë të dytë (FOTO)

Para

Monumenti i Pavarësisë në Tiranë kthehet në një nevojtore publike (FOTO)

Para
Monumenti i Pavarësisë në Tiranë kthehet në një nevojtore publike (FOTO)

Monumenti i Pavarësisë në Tiranë kthehet në një nevojtore publike (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, refuzon ekstradimin e tij në Serbi

Pogradec/ Rrëzohet në banesë, humb jetën 43-vjeçari

Aksident në autostradën Milot-Thumanë/ Plagosen 4 persona nga një familje, njëri në gjendje të rëndë

26-vjetori i çlirimit të Kosovës. Homazhe te Rugova, Demaçi e Jasharajt: Bartës të procesit të lirisë

Byroja e aksidenteve ajrore e Indisë nis hetimet zyrtare për rrëzimin, hetues nga e gjithë bota pjesë e procesit

Tragjedi në Deçan të Kosovës, nënë e djalë mbyten në pishinë

Kosova “i rrëmben” talentin Kroacisë, Veldin Hoxha do të përfaqësojë Dardanët

“Fluturova me të njëjtin aeroplan vetëm disa orë para se të rrëzohej, kishte probleme teknike” /Rrëfimi rrëqethës i Akash Vatsa-s për fluturimin AI171 të Air India

Mbështetja e Malit të Zi ndaj Kosovës, Serbia ‘ngrys vetullat’

Kurti tregon për operimin e babait të tij dhe takimin me Bukoshin në vitin 1985

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.