Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Meta përshëndeti dorëheqjen e homologut kirgiz duke thënë se populli i tregoi botës demokratike se si rrëzohet regjimi. Në një shkrim në Twitter, Rama i thotë se është krim zgjedhor përfshirja e Presidentit si palë në zgjedhje.
Kryeministri nuk harroi të përmendë se Meta ka takuar skutave nëpër lokale ku ka vënë baste ilegale subjektet e OFL për të propaganduar rrëzimin e qeverisë, gjë që e konsideron krim mendor. Për këtë deklaratë, të bërë edhe disa ditë më parë, Meta e ka ftuar publikisht për një debat në një studio televizive, por ende nuk ka një përgjigje nga Rama.
“Ilir, krim zgjedhor në Republikat Parlamentare është edhe përfshirja e presidentit si palë në zgjedhje me thikë në gojë! Ndërsa futja e Presidentit skutave nëpër lokale ku vënë baste ilegale subjektet e OFL për të propaganduar rrëzimin e qeverisë me revolucion është krim mendor”, shkroi Rama në Twitter. (A.M/Faxweb.al)
Discussion about this post