Na duket Rama më i qetë dhe më i relaksuar pas vizitës që pati në Bruksel?! Nuk mendon kështu deputeti i LSI-së, Luan Rama. Ai thotë se Kryeministri Edi Rama është në një pozitë të vështirë, pavarësisht se shfaqet i qetë dhe i releksuar.
“Ai është ballafaquar me dështimin e madh, mbi të cilën ndërtoi atë që e quajti policinë që duam. Rama, kur erdhi ne pushtet akuzonte policët se hanin fara lule. Iku nga policia e farave drejt policisë së drogës. Nuk guxon asnjë të mbjellë një rrënjë te vetme kanabis, nëse nuk ka një suport nga policia”, tha Luan Rama në studion e “Oranews”.
Lidhur me vlerësimet e Presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, ndaj qeverisë Rama, deputeti i LSI-së tha “uroj të mos ketë qenë i pirë me deklaratat e tij për reformat e suksesshme të qeverisë shqiptare”.
Gjatë ditës së sotme në Komisionin e Ligjeve do të paraqesin platformat e tyre kandidatët për prokurorë të përgjithshëm.
(E.K/FAXWEB)