06:48 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama s’i qëndron marrëveshjes me Bashën, ÇFARË po ndodh në prapaskenë?!

11:36 | 01/06/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama s’i qëndron marrëveshjes me Bashën, ÇFARË po ndodh në prapaskenë?!

Zëvendësoi ministrat dhe zëvendëskryeministren, sipas marrëveshjes me kryedemokratin Basha, por Edi Rama nuk i ka qëndruar marrëveshjes për drejtorët.

Megjithse ende profilet e tyre nuk janë përditësuar në faqen e Kryeministrisë, ministrat dhe zëvendëskryeministrja Mandija kanë nisur nga puna. Por pezull ka mbetur ndryshimi i drejtorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, OSHEE dhe Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Madje vetëm dje është bërë publik emri i drejtorit të ALUIZNIT, Ibrahim Morina.

Kur të gjithë janë të fokusuar te fushata, ka kaluar thuajse në hije, detaji i rëndësishëm që po çalon në marrëveshjen Rama-Basha.

Siç u bë publike, ditë më parë, Basha i ka propozuar Ramës dy drejtorë; Arjan Hoxha i drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (aktuali Miklovan Kopani) dhe Arben Ibro për drejtorinë e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (Hipotekave-aktuali Ilirjan Muho).

Profilet e ministrave në faqen e Kryeministrisë, asnjë përditësim të ministrave të rinj 

Nga burime të sigurta mësohet se Rama i ka mbajtur pezull emërimet e tyre dhe Hoxha e Ibro nuk kanë nisur detyrën e re.

Por pse Rama po heziton? Pse nuk po i qëndron ai marrëveshjes me Bashën? Apo thjesht po fiton kohë?!

Arjan Hoxha, është i njohur për përplasjen e fortë që pati me ish-ministrin socialist Saimir Tahirin, pas arrestimit të babait të Tahirit. Hoxha u shkarkua, madje u hap edhe një komision hetimor ku akuzohej nga Partia Socialiste se kishte falsifikuar diplomën. A është kjo arsye e mjaftueshme, për të justifikuar mosemërimin?!

Arben Ibro, është propozuar nga demokratët, por nuk dihet pse Rama po mban pezull emërimin e tij sipas marrëveshjes. A po pret Rama një moment më të volitshëm për punonjësit e këtyre dy pjesëve të rëndësishme të administratës?!

Deri tani Rama ka zëvendësuar 6 ministra Arben Beqiri (Shëndetësi), Helga Vukaj (Financat), Dritan Demiraj (I Brendshëm), Mirela Karabina (E Arsimit) Xhuljeta Kërtusha (e Mirëqënies dhe Rinisë), Gazmend Bardhi (I Drejtësisë) dhe zëvendëskryeministrin Ledina Mandija. (V.G/SHUPLAKA)

Lulzim Basha, Arjan Hoxha dhe Edi Rama
Pas

Goditi me mjete të forta kushëririn e tyre, të afërmit e 23 vjeçarit plagosin rëndë të riun në Berat

Para

Kthehet sërish në Manchester, Ariana Grande mban të dielën koncertin e bamirësisë. YJET që do performojnë bashkë me të

Para
Kthehet sërish në Manchester, Ariana Grande mban të dielën koncertin e bamirësisë. YJET që do performojnë bashkë me të

Kthehet sërish në Manchester, Ariana Grande mban të dielën koncertin e bamirësisë. YJET që do performojnë bashkë me të

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.