Ditën e sotme, kreu i Kuvendit Kadri Veseli së bashku me kandidatin për kryeministër Ramush Haradinajn, kanë zhvilluar sot një konferencë për shtyp.
Haradinaj tha se janë përgatitur për të formuar qeverinë e re. Megjithatë sipas tij duhet të ketë një mobilizim më të madh qeverisës për të përmirësuar gjendjen në Kosovë.
“Është gjendja në vend jo e mirë. Besoj që është një sinjal për ata që mendojnë se marrja e rrugëve të botës është zgjidhje. Kjo nuk është ashtu. Zgjidhja është këtu”, janë fjalët e Haradinajt.
Nga ana tjetër, Veseli theksoi se do të ketë një shumicë stabile. “S’ka kurrfarë kushtëzime nga Lista Srpska dhe do të vazhdohet me zhvillimin ekonomik në vend”, shprehet kryeparlamentari.
Kujtojmë se vetëm pak më parë, presidenti Thaçi pranoi mandatimin e Haradinajt si kryeministër. (D.D/Shuplaka.