Pas publikimit të raportit të OSBE-ODIHR në lidhje me zgjedhjet e 25-qershorit dhe pas deklaratës së kryeministrit Rama, ka reaguar, kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
“S’ka turp as të gënjejë dhe përpara Parlamentit e të thotë që OSBE ishin të kenaqur me zgjedhjet”, thotë Vasili.
Ndërkohë më herët, Rama i cilësoi zgjedhjet e 25-qershorit si më të mirat që Shqipëria ka pasur.
REAGIMI I PLOTË:
Kryeministri i paaftë të gënjejë, por edhe i paaftë që të kuptojë.
Kryeministri, i paaftë të gënjejë dhe i paaftë të kuptojë, është i kënaqur me zgjedhjet, por raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 qershorit 2017 thotë që zgjedhjet ishin copë-copë.
Kryeministri duhet të turpërohet për këto, po dihet që ai s’ka turp, kjo është e vetmja cilësi që ka.
S’ka turp as të gënjejë dhe përpara Parlamentit e të thotë që OSBE ishin të kenaqur me zgjedhjet.
Dihet që shkollëpaku nuk ia thotë hiç të lexojë asgjë dhe me siguri që ndonjë nga këta “ustallarët”, që ia dinë huqin, i zhgarravisin disa fjalë që atij i pëlqen t’i brroçkullisë lart e poshtë.
Zgjedhjet e 25 qershorit ishin një turp që OSBE e vulosi e zeza mbi të bardhë:
“The campaign ëas characterized by ëidespread allegations of vote-buying, concerns over abuse of state resources and ëorkplace-related pressures on voters, ëhich further reduced public trust.”
“Fushata u karakterizua nga akuza të shumta të blerjes së votës, shqetësime mbi abuzimet me resurset shtetërore dhe presione për vendin e punës në këmbim të votës. E gjithë kjo uli ndjeshëm besimin e publikut”
“Several OSCE/ODIHR EOM interlocutors expressed concerns that individuals ëith a criminal past still played significant roles in the campaign, either as candidates or as supporters.”
“Shumë prej vazhguesve të OSBE-ODIHR shprehen shqetësim që individë me precedentë kriminalë kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë fushatës, qoftë si kandidatë, qoftë si mbëshetës.”
(S.SH/Shuplaka)