“Thuaj popullit tënd që jam peng e vazhdo punën tënde se këtë popull e këtë vend nuk e merr askush peng më nën këtë qiell e mbi këtë tokë”.
Ishte kjo deklarata e fortë presidentit Ilir Meta e cila u aludua se kreu i shtetit po i drejtohej kryetarit të opozitës Lulzim Basha.
Por zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me deklaratën e presidentit, ku shkruan se: “referenca për “pengun” i adresohet direkt Kryeministrit ende në detyrë që duhet të heqë urgjentisht dorë nga pengmarrja e së ardhmes europiane të Shqipërisë! Kjo është e qartë!”
Postimi i plotë: Një sqarim për të gjithë kolegët e nderuar gazetarë: Referenca për “pengun” i adresohet direkt Kryeministrit ende në detyrë që duhet të heqë urgjentisht dorë nga pengmarrja e së ardhmes europiane të Shqipërisë! Kjo është e qartë!
Gazetare: Dua ta nis me një pyetje nga një deklaratë e kreut të PD-së se ju mund të bëni rolin e kryetarit të opozitës vetëm nëse z. Basha bën rolin presidentit. A e shihni si një mesazh që ju jep ju z. Basha që mos të ndërhyni shumë në territorin e tij?
“Mbrotja e Kushtetutës, nuk është territori i askujt është detyra e parë e Presidentit të Republikës. Në këtë drejtim presidenti nuk është vetëm Komandant i Forcave të Armatosura, por është ushtar i parë i Republikës, këtë duhet ta dijë kushdo. Ka ardhur koha për të verifikuar ndershmërinë, patriotizmin e çdo politikani por mund të vijë çdo qytetari. Ta dinë të gjithë dhe armiqtë e Shqipërisë se do ta marrin përgjigjen atje ku nuk u shkon mendja. Boll i futën duart e zeza këtu sepse po na bëjnë gaz i botës.
Dhe atij zotërisë i them përpiqu të bësh aq sa bëri Izetbegoviç kur e morën peng. Thuaji popullit të që jam peng dhe vazhdo punën tënde. Sepse këtë popull dhe këtë vend nuk e merr askush peng më në këtë qiell dhe në këtë tokë.”– tha Meta.