Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i cili renditet i pesti në listën e kandidatëve demokratë për deputetë në Qarkun e Shkodrës, ka reaguar ditën e sotme lidhur me ecurinë e deritanishme të procesit zgjedhor.
Përmes një reagimi të shkurtër në rrjetet sociale, ai shprehet se përveç shpirtit të demokratëve, çdo gjë tjetër është e blerë në këto zgjedhje.
“Në këto zgjedhje, përveç shpirtit të demokratëve, çdo gjë tjetër është blerë”, shkruan Nard Ndoka.
Deri tani, Partia Demokratike renditet e dyta, me një diferencë të ngushtë me Partinë Socialiste. Ajo numëron 20.776 vota përkundër 20.972 votave të PS-së. Të përkthyera në katër mandate për PD-në, që do të thotë se kandidati Nard Ndoka vazhdon të jetë në zonën e rrezikut.
(XH.A/SHUPLAKA)