Nga Ylli Dylgjeri
Ja përshtypjet e disa prej punonjësve të ambasadës për Shqipërinë:
“Na pëlqeu suksesi i kombëtares shqiptare në Kampionatin Europian të Futbollit dhe tifozët kuq e zi”.
“Më pëlqen të mendoj nëse tundja e kokës majtas-djathtas do të thotë ‘po’ apo ‘jo’.
“Raki rushi, raki mani, raki luleshtrydhe, raki kumbulle, raki molle, raki mare”.
“Të ngjitem në shtigjet e mrekullueshme malore dhe të notoj në lumenjtë e rrëmbyeshëm të kanioneve”
“Perimet dhe frutat e freskëta”
“Më pëlqen të paguaj me lekë të vjetra. Apo të reja?”
“Nëse mbijetoni në trafikun shqiptar je gati të konkurosh në Formula 1 dhe të mundesh Luëis Hamilton.”
“Mikpritja e mrekullueshme shqiptare”
“Dy volume: Lartë dhe shumë lartë”
“Mjaftoni të dini vetëm një fjalë shqip: Mirë! Mirë? Mirë.”
**** **** ****
Ja përshtypjet e disa prej shqiptarëve
për Ju amerikanët:
“Na pëlqyen zgjedhjet e fundit ne Amerikë ku në të gjitha sondazhet fitonte znj. Clinton dhe zgjedhjet i fitoi Zoti Trump”
“Na pëlqen kur na thoni OK dhe s’bëni gjë”
“Fabrika Coca Cola është dallëndyshja e parë dhe e fundit si investim në shqipëri”
“SHBA edhe pas 20 vjetëve bashkëpunimi ekonomik me Shqipërinë nuk ka ende një MEMORANDUM BASHKEPUNIMI”
” Edhe pse jeni vendi më demokratik nuk e njihni lëvizjen e lirë për Ne”
” Na pëlqen monedha juaj me Xhorxh Washingtonin, por vazhdojmë të përdorim Xhorxh Skënderbeun tonë”
” Na pëlqen të na mësoni si të gjuajmë peshk edhe kur është i ngrirë”
“Na pëlqejnë Trafikantët tuaj por jo trafiku te Ju”
“Protokoli i mrekullushëm amerikan”
” Na pëlqen që Ambasadori Lu na flet shqip, por që se dëgjon ende njeri”
(Miqësisht, nga stafi i Dylgjerit në FB)
*Gazetar dhe ish-këshilltar i Fatos Nanos