Ish-kryeministri Berisha ka folur për aktualitetin politik në vend ku ndër të tjera është pyetur edhe në lidhje me reformën në drejtësi.
Berisha than ë ‘Opinion’ se nëse nuk do të ishte përjashtuar opozitya nga procesi reforma nuk do të degradonte në këtë mënyrë.
Ai sërish ka sulmuar Ramën duke thënë se ka frikë nga vettingu. Madje ish-kryeministri I pyetur nëse do të pranonte që ati dhe Ramës t’u bëhej vetting nga ndërkombëtarët, u shpreh se ai do të ishte I gatshëm “që nesër”.
Berisha tha se Rama duhet të përballet me të dhe jo të nxjerrë shaminë e lotëve te emisioni i Eni Vasilit.
“Po të jetë burrë, edhe njëherë i them, mos të nxjerrë shaminë e lotëve atje te Eni Vasili, po të vijë ti bëjmë vettingun njëri-tjetrit”, u shpreh ai. (B.H/Faxweb)