Kryeministri Edi Rama, i pyetur nëse është dakord për vetingun e politikanëve të propozuar nga PD, ka theksuar se e gjitha kjo është një farsë e ngritur nga opozita dhe ata se kanë idenë as vetë se çfarë kërkojnë.
“Cilin veting? Ata nuk dinë as vetë çfarë kërkojnë… Të vijë njëherë të vetingu që kemi bërë ne. Ka një veting për politikanët, për lidhjen me krimin, pasurinë e tyre dhe të rrethit familjarë. Njerëzve u intereson sa të ardhura të dala nga xhepat e tyre kanë marrë në zotërim në mënyrë të paligjshme.
Këta të tre do ngrejnë një strukturë për të hetuar veten e tyre? Nuk është çështja që nuk jam dakord por kjo është një farsë, nuk kuptohet se çfarë është. Veting i politikanëve janë duart… i ke të pastra apo nuk i ke?”, tha Rama.
Ndërkaq Rama nuk ka kursyer as akuzat ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha duke e cilësuar si artist mashtrues.
“Luli është artist, në kuptimin e mashtruesit, si ata që fusin dorën në kapele dhe nxjerrin zogun, kështu është ai”, u shpreh kryeministri.
(J.D/Faxweb.al)