07:33 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rënia e tavanit në Qytet Studenti, reagon Bashkia Tiranë: Ka pasur plasaritje nga tërmeti

17:20 | 28/10/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rënia e tavanit në Qytet Studenti, reagon Bashkia Tiranë: Ka pasur plasaritje nga tërmeti

Bashkia Tiranë ka reaguar pas lajmit të publikuar në Fax News, ku raportohej se tavani i një godinë në Qytet Studenti ka rënë.

Bashkia Tiranë ka sqaruar se dëmtimet kanë ardhur pas rënies së tërmetit, por nuk ka probleme më strukturën mbajtëse të godinës.

“Pas tërmetit të fortë të 21 Shtatorit, në Qytetin Studenti ka patur dëme minimale, të tipit plasaritje suvaje, se në shumë ndërtesa në zonën e prekur nga tërmeti. Bashkia e Tiranës kërkoi një verifikim të specializuar të dëmtimeve nga Instituti i Ndërtimit, i realizuar më datë 27 Shtator 2019, i cili konstatoi dëme në rifiniturat e objektit, si plasaritje dhe çarje të suvatimeve, pa probleme për strukturën mbajtëse të godinës.

Bashkëlidhur gjeni edhe aktin e ekspertimit nga Inspektorati i Ndërtimit pas termetit të fuqishëm të 21 shtatorit

Deklarata e plotë:
Nisur nga një lajm i pavërtetë që qarkulloi sot në një media pranë Partisë Demokratike, lidhur me dëmtimin e Godinës nr. 20 në Qytetin Studenti, Bashkia e Tiranës dëshiron të sqarojë se:

Pas tërmetit të fortë të 21 Qershorit, në Qytetin Studenti ka patur dëme minimale, të tipit plasaritje suvaje, se në shumë ndërtesa në zonën e prekur nga tërmeti. Bashkia e Tiranës kërkoi një verifikim të specializuar të dëmtimeve nga Instituti i Ndërtimit, i realizuar më datë 27 Shtator 2019, i cili konstatoi dëme në rifiniturat e objektit, si plasaritje dhe çarje të suvatimeve, pa probleme për strukturën mbajtëse të godinës.

Bashkëlidhur gjeni edhe aktin e ekspertimit nga Inspektorati i Ndërtimit.

Gjate këtij viti, Bashkia e Tiranes ka investuar dhe ndërhyrë në të gjitha godinat e Qytetit Studenti, për herë të parë që nga viti 1989, kur ato u ndërtuan. Investimet përfshijnë rikonstruksionin, suvatimin, meremetimin dhe lyerjen e 600 dhomave dhe fasadave në 7 konvikte (godina nr. 5, 20, 21, 26, 27, 27, 28) që kapin vlerën e 170 milion lekëve. Po ashtu, me ndihmën e donatorëve janë rikonstruktuar plotësisht 396 nyje sanitare; 335 ambiente higjiene (dushe), nga të cilat 135 janë ambiente të reja në 13 konvikte; si dhe, 13 salla të reja studimi.

Por, sot një fake news i qëllimshëm i medias pranë Partisë Demokratike, nxorri në një konferencë absurde një zëdhënëse të PD, për të mashtruar për herë të dytë brenda ditës shqiptarët. Studentët, por edhe qytetarët e Tiranës, duhet ta dinë se gjatë qeverisjes së PD në vitet 2005-2013, investimi i vetëm i tyre për Qytetin Studenti është lyerja me gëlqere e mureve të godinave dhe asgjë më shumë.

Deklarata e PD është po aq qesharake sa edhe vetë lidershipi i saj, që siç duket ka kapitulluar në dëshpërim të plotë, duke u kthyer në një portal mashtruesish profesionistë, tashme të dënuar edhe nga gjykata, dhe prodhuese fake news-esh.

Bashkia e Tiranës do të vijojë investimet e saj në përmirësimin e kushteve të godinave në Qytetin Studenti dhe me mbështetjen e qeverisë gjermane, do realizojë rivitalizimin total të QS.

 

Etiketa: bashkia tiraneErion VeliajqsTAVANItermeti
Pas

Kërcënimi i Rudina Hajdarit në Kuvend, Korab Lita gati të padisë deputetin e opozitës

Para

Mbante kokainë në makinë/ Do të dërgonte një të ri në Belgjikë për 3 mijë e 500 euro, arrestohet autori

Para
Mbante kokainë në makinë/ Do të dërgonte një të ri në Belgjikë për 3 mijë e 500 euro, arrestohet autori

Mbante kokainë në makinë/ Do të dërgonte një të ri në Belgjikë për 3 mijë e 500 euro, arrestohet autori

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.