Nëse në Shqipëri martesat në një moshë të re janë bërë normale në zonat e thella, kjo ka gjuar interesin e një prej emisioneve më të rëndësishme investigative në Itali: La Ienne.
Në një reportazh të gjatë televiziv ata kanë shkuar në familjen e 12 vjeçares Margarita në Polis të Librazhdit.
Për gazetarin italian martesa e këtyre vajzave në moshë kaq të re mund të quhet padyshim një çmenduri. Ai është ndalur fillimisht në familjen e xhaxhait të vajzës dhe më pas në një bisedë të gjatë me të atin e saj.
Padyshim që nëse ka një gjë që i bie në sy gazetari italian janë kushtet e vështira ekonomike në të cilat gjendet familja. Madje në një pjesë të intervistës gazetari italian e pyet xhaxhanë e Margaritës nëse i vëllai i tij e ka martuar vajzën kundrejt parave, por ai i përgjigjet se e ka bërë prej frikës se vajza do të mbetet pa martuar.
Për italianët është shumë e çuditshme edhe fakti që ligji shqiptar i ndalon martesat e tilla dhe në fakt ato ndodhin. Po ashtu përmendet edhe fakti i diferencës në moshë, ku burri që është gjetur përMargaritën është 25 vjeç dyfishi i moshës së saj.
‘’Kjo që shihni në foto është një fëmijë: Margarita, po tashmë është edhe një grua pasi familja e saj e ka martuar me një mashkull shumë më të madh në moshë se ajo. Na duhet të lëmë makinën pak larg shtëpisë, ndërkohë që kjo që po kalojmë është shkolla e Margaritës. Këta fëmijë bëjnë dy orë rrugë në këmbë në mëngjes dhe në darkë. Ata pak fëmijë që janë fshihen pasi nuk janë mësuar nga prania e kamerës’’, kështu e nisin italianët reportazhin.
Xhaxhai: I futi ndërmjetës dhe ai e pranoi.
Gazetari: Po si funksionon?
Xhaxhai: Pinë një kafe shkëmbejnë unazat dhe kjo është fejesa.
Gazetari: Jo të gjithë janë dakord me këtë zakon
Xhaxhai: Është i sëmurë, unë u përpoqa që ta ndaloja po më tha ska çtë duhet se është vajza ime
Gazetari: Prindërit e djalit kanë dhënë lekë?
Xhaxhai: Jo, jo vëllai pranoi se kishte frikë se vajza i mbeste pa fejuar.
Gazetari: A takohen më parë çifti
Xhaxhai: Po vajza ka shkuar dy tre herë
Gazetari: A sillen ata si një çift i vërtetë (nënkupton marrëdhëniet seksuale)
Xhaxhai: Po, po ata e kanë seriozisht.
Gazetari: Ka ndonjë mundësi për ta ndaluar martesën e tyre
Xhaxhai: Po erdhi psikologia dhe policia
Pas vështirësive që hasin rrugës dhe ecjes në këmbë gazetarët arrijnë të shkojnë te shtëpija e prindërve të Margaritës. Menjëherë ajo që ju bije në sy është vështirësitë ekonomike. Babai thotë që vajza e tij nuk është dhe aq e vogël pasi ka mbaruar shkollën 9-vjeçare.
I ati thotë që edhe ai vetë është martuar pasi i ka thënë babai. Ai thotë se ai nuk e merr pa mbaruar shkollën, dhe nga ana tjetër gazetari i kujton se kjo nuk ndodh në asnjë vend tjetër të botës.
Ndërkohë që e ëma e Margaritës nuk kërkon fare të flasë.
Më pas gazetari italian takon drejtorin e shkollës që sipas tyre është më mendjehapur se familja. Drejtori i shpjegon se kjo ka shkaktuar një debat të madh në vend.
‘‘Ne shqiptarët ndonjëherë e konsiderojmë fëmijën si pronë’’, thotë drejtori i shkollës.
Ndërkohë që ata kanë pyetur dhe psikologen Denada Toçe e cila e ka thelluar më tej skandalin duke treguar një histori sesi një vajzë e re për të treguar që fajin për mos të mbetur shtatzënë e kishte fajin bashëshorti i si për ‘ta vërtetuar’ kishte kryer marrëdhënie seksuale me babanë e tij, pra me vjehrrin.
Gazetari nuk mungon të pyesë dhe vetë Margaritën nëse ajo e di që po bën apo jo gjënë e duhur, ndërkohë që vajza nuk ka një përgjigje për këtë. Ajo thotë se është thjeshtësia ajo që i pëlqen te i fejuari i saj.
”Ai është i thjeshtë”, thotë Margarita.
Ndërsa 25 vjeçari shprehet se ai po mundohet të ndërtojë një shtëpi në mënyrë që të jetojnë së bashku pasi Margarita të mbarojë klasën e nëntë. (E.K/SHUPLAKA)