U luajtën 4 sfidat e orës 21:05, të vlefshme për fazën e 1/8-ave në Ligën e Europës.
Lacio dhe Dinamo e Kievit e mbyllën në një barazim 2-2 këtë takim të parë.
Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë, por kryeqytetasit përmbysën për 10 minuta. Më pas, një gol i Moraes, barazoi shifrat.
Marseja fitoi 3-1 ndaj Atletik Bilbaos.
Fitore shënuan edhe Lajpcig, 2-1 ndaj Zenitit, e Sportingu i Lisbonës, 2-0 ndaj Viktoria Plzen.
(E.L/Faxweb)