04:11 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rikthehen tensionet në Valbonë, banorët iu bllokojnë rrugën punëtorëve të Gener 2: Na lini të jetojmë (Video+Foto)

09:07 | 11/06/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rikthehen tensionet në Valbonë, banorët iu bllokojnë rrugën punëtorëve të Gener 2: Na lini të jetojmë (Video+Foto)

Janë rikthyer mëngjesin e sotëm protestat në zonën e Valbonës, ku banorët po bllokojnë kalimin e punëtorëve të kompanisë Gener 2.

Ditën e djeshme për shkak të shpërthimeve të kryera nga kjo kompani, banorët kanë përjetuar tmerrin e tronditjeve, ndërsa defekte ka pësuar dhe linja elektrike.

Duke folur për Fax News njëri nga banorët e zonës, Dardan Demaliaj thotë se ka pasur dy shpërthime të fuqishme që kanë tronditur banorët, ndërsa sot ka një prani në zonë dhe të efektivëve të policisë.

‘’Në shpërthimin e  parë thashë se u shemb shtëpia nga tronditja, na lini të jetojmë. Janë sensibilizuar jo vetëm banorët, po edhe turistët e huaj, të cilëve iu kemi shpjeguar atë që po ndodh këtu.

Policia thjesht i ka shoqëruar nga vendngjarja dy punëtorët e Gener 2, nuk është se dimë më shumë rreth kësaj. Më pas janë liruar.

Që ditën e parë që kjo komopani ka ardhur në zonë na ka sjellë probleme, mëngjes, drekë, darkë ka pasur shpërthime minash, duke na e bërë të tmerrshme jetesën”, shprehet Demaliaj.

Kujtojmë se pas shpërthimeve djeshëm, dy punëtorë të Gener 2 u shoqëruan nga ana e Policisë, ndërsa banorët shprehen të vendosur në bllokimin e rrugës, pasi sipas tyre jetesa e tyre në banesa do të jetë e pamundur.

Ndërtimin e HEC-eve në zonën e Valbonës, e cila është një nga pasuritë më të mëdha natyrore të vendit, e kanë kundërshtuar haptazi dhe ambasadorët e vendeve më të rëndësishme në Shqipëri, si Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

Që një vit më parë, përmes një letre ata i rekomandonin kryeministrit që të pezulloheshin menjëherë punimet, deri në një studim të plotë të mjedisit ku do të ndërtohen HEC-et.

(E.K/FAXWEB.AL)

https://www.youtube.com/watch?v=QKieET3b6WY&feature=youtu.be

https://www.youtube.com/watch?v=Nx29uPgmVWA&feature=youtu.be

Pas

A do ti nënshtrohet apo jo vettingut Adriatik Llalla? Sot vendimi përfundimtar për ish-kryeprokurorin

Para

Foto/ Nuk do e njihni Rudina Magjistarin, shihni si është transformuar: Sot ishte seanca e parë

Para
Foto/ Nuk do e njihni Rudina Magjistarin, shihni si është transformuar: Sot ishte seanca e parë

Foto/ Nuk do e njihni Rudina Magjistarin, shihni si është transformuar: Sot ishte seanca e parë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.