20:31 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rikthehet tradita e vajit të lulëkuqes në Maqedoninë e Veriut

11:46 | 13/04/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rikthehet tradita e vajit të lulëkuqes në Maqedoninë e Veriut

Në zemër të Shkupit po rilind një traditë e harruar. Robert Koçev, një prodhues i pasionuar vendas, po i jep jetë të re zanatit të vjetër të prodhimit të vajit të farës së lulëkuqes, një praktikë që ishte zhdukur për gjysmë shekulli.

Koçev, i cili shet produkte nga farat e lulëkuqes përmes kompanisë së tij Nutriko, vjen nga rajoni i Radovishit, i cili dikur ishte i famshëm për fushat e tij me lulëkuqe.

Ai shpreson se suksesi i Nutriko do të frymëzojë fermerët vendas dhe do të nxisë sektorin bujqësor.

“Unë vij nga rajoni i Radovishit ku kultivohej gjerësisht lulëkuqja, vendosëm ta kthejmë kultivimin në rajonin tonë dhe përmes prodhimit të produkteve me bazë lulëkuqen synojmë të motivojmë fermerët që të kthehen në fusha dhe të zgjerojnë arat. Ne kemi nxjerrë në treg vajin e njohur të lulëkuqes, që është pjesë e traditës, historisë sonë dhe që fatkeqësisht ka 50 vite jashtë prodhimit për arsye të ndryshme”, shprehet prodhuesi Robert Koçev.

Ai ndihet mjaft mirë duke përdorur teknologjinë e vjetër si dhe pajisjet moderne për të bërë një shumëllojshmëri produktesh nga farat. Ndërsa rrahja e farave të lulëkuqes bëhet me një dybek tradicional, Koçev shpjegon procesin e ngadaltë të nxjerrjes së vajit.

“Tradita qëndron tek përdorimi i dybekut, mjeti tradicional që përdoret për bluarje ose rrahje. Siç mund ta shihni, ky është prej çeliku dhe kur fara vendoset brenda, duhet pjekur lehtë në mënyrë që lëvozhga të ngurtësohet dhe kur goditet, lëshohet vaji. Kjo është pjesa interesante, fara duhet të sillet deri në atë pikë sa lëvozhga të plasaritet, të nxirret vaji dhe ju me pas merrni një produkt gati për konsum”, shton më tej Koçev.

Themeluesi i Nutriko thotë se për shkak të përdorimit të tij alternativë si lëndë narkotike, kultivimi i lulëkuqes është i rregulluar rreptësisht nga qeveria në Maqedoninë e Veriut.

“Lulëkuqja, nuk jam i sigurt nëse për shkak të injorancës apo mungesës së informacionit, shpesh shoqërohet me gjëra të pakëndshme dhe mendoj se është e rëndësishme të sqarojmë këtu se ne përdorim vetëm farën e lulëkuqes për të prodhuar produktet tona. Pjesa e ndjeshme e lulëkuqes është lëvozhga e jashtme, ku ndodhen alkaloidet, të cilat janë faktorë që përpunojnë lëndën narkotike. Kontrollohet rreptësisht nga shteti dhe prandaj njerëzit që kultivojnë lulëkuqe duhet të raportojnë prodhimin dhe ta regjistrojnë atë tek autoritetet, të marrin leje dhe miratim nga institucionet përgjegjëse që mbikëqyrin dhe të rregullojnë procesin”, shpjegon prodhuesi maqedonas.

Vaji i farës së lulëkuqes, përdoret si ushqim i shëndetshëm, u jep një shtysë të fortë energjike njerëzve që e konsumojnë.

Përveçse përmirëson imunitetin e trupit, ka një efekt antiinflamator, antikancerogjen, qetësues dhe së fundi, por jo më pak e rëndësishme, ka një efekt rigjenerues për të rikthyer indet dhe qelizat e dëmtuara në organizëm.

Kocev dhe familja e tij kanë ringjallur recetat e vjetra, duke prodhuar një sërë produktesh, duke përfshirë vajin, gjalpin, sapunin dhe miellin nga lulëkuqja me cilësi të lartë të cilat besohet se kanë përfitime pozitive shëndetësore.

Etiketa: maqedonia e veriut
Pas

“U largua nga banesa dhe nuk u kthye më”, 25-vjeçari kërkon ndihmën e policisë për zhdukjen e vëllai

Para

Besimtarët e krishterë kremtojne të Dielën e Larit

Para
Besimtarët e krishterë kremtojne të Dielën e Larit

Besimtarët e krishterë kremtojne të Dielën e Larit

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.