04:51 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Rikthimi i mundshëm?” Flet Fatos Nano: S’jam larguar nga politika, është një pjesë e veprimtarisë sime

21:13 | 14/07/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Rikthimi i mundshëm?” Flet Fatos Nano: S’jam larguar nga politika, është një pjesë e veprimtarisë sime

Në një formë që nuk reflekton shumë peshën e viteve të kaluar dhe pa harruar zakonet e vjetra, Fatos Nano zbriti nga makina që e drejtonte vetë dhe mori pjesë në përkujtimoren e luftëtarëve të UÇK, të organizuar nga kryetari i BDI, Ali Ahmeti në qytetin e Durrësit.

Pasi përfundoi fotot me njerëzit që kërkojnë gjithmonë një fotografi me të, Ora News e pyeti nëse mund të rikthehet ndonjëherë sërish në politikë. Nano tha se këto aktivitete janë dëshmi që ai nuk e ka lënë ndonjëherë politikën por vetëm kaq, sepse siguroi se politikës aktive të kulisave të Tiranës nuk do t’i rikthehet.

Është folur shumë për rikthime të mundshme në politikë, për një përmirësim të raporteve me kryeministrin. T’i lëmë thashethemet, na jepni dot një përgjigje si është e vërteta?

Fatos Nano: Përgjigjet janë këtu në mes të njerëzve

Mendoni se jeni ende simpatik në radhët e njerëzve ?

Fatos Nano: Pse nuk e dini ju këtë?

Jo nuk e di, po ju pyes juve

Fatos Nano: Ja kam gjysmë orë që bëj selfie

Rikthim i mundshëm në politikë?

Fatos Nano: Unë nuk jam larguar nga politika dhe kjo është një pjesë e veprimtarisë sime.

Po në politikën aktive?

Fatos Nano: Në atë që bëhet prapa kulisave jo, të tjerat si ju dukem me shëndet mirë?

Ish-kryeministri Fatos Nano aktualisht jep kontributin e tij edhe pranë një firme lobimi politik të quajtur Alber and Geiger, duke përfaqësuar interesat e klientëve në nivelet më të larta të lidershipit të Bashkimit Europian./Ora News

Etiketa: Fatos Nano
Pas

VIDEO/ Shpërndante lëndë narkotike në Tiranë, arrestohet 44-vjeçari (EMRI)

Para

VIDEO/ Zbardhet vrasja e 34-vjeçarit nga Laçi, policia jep detajet

Para
U gjet i vrarë dhe i groposur pranë varrezave të Niklës, kush është 34-vjeçari nga Laçi

VIDEO/ Zbardhet vrasja e 34-vjeçarit nga Laçi, policia jep detajet

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.