Policia e Durrësit ka dhënë detaje lidhur me dhunën e ushtruar nga bashkëshorti ndaj gruas së tij mbrëmjen e djeshme.
Policia deklaron se ka arrestuar shtetasin me inicialet A.H, 50-vjeç i cili mbrëmjen e djeshme rrahu gruan e tij, dhe më pas e hodhi nga ballkoni.
Fatmirësisht sipas policisë, gruaja është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që burri dhunues mbrëmjen e djeshme tentoi edhe vetëvrasjen pas ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin:
A.H.,50 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases A.H., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Dhuna në familje”.
E rëndë në Durrës, burri godet me dërrasë gruan dhe e hedh nga ballkoni, më pas tenton vetëvrasjen
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post