20:23 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Rritja e tensioneve në Paqësor, stërvitje e përbashkët e aleatëve në mes të rrezikut kinez

20:50 | 02/10/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rritja e tensioneve në Paqësor, stërvitje e përbashkët e aleatëve në mes të rrezikut kinez

U.S Marine

Forca të marinës nga Filipinet, Britania, Kanadaja, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara filluan të hënën një stërvitje të përbashkët dy javore në Oqeanin Paqësor mes tensioneve të rritje në rajon.

Stërvitja me pjesëmarrjen e mbi 1800 trupave pason bllokimin nga Pekini javën e kaluar të qasjes së peshkatarëve filipinas në një zonë të kontestuar në Detin e Kinës Jugore, e cila tani kontrollohet nga Kina.

Stërvitjet e këtij viti, që po mbahen në pjesën jugore të ishullit Luzon, janë një përpjekje për të përmirësuar luftën kundër nëndetëseve, mbrojtjen ajrore dhe operacionet e kërkim-shpëtimit, thanë zyrtarët e forcave detare të Filipineve.

“Me këtë shfaqje force dhe angazhim aktiv të aleatëve dhe partnerëve tanë, stërvitja është më tepër se sa thjeshtë një përpjekje për përmirësimin e aftësive ushtarake“, tha shefi i forcave detare të Filipineve, kundëradmirali Toribio Adaci në ceremoninë e fillimit të stërvitjes.

“Ky është një simbol i partneriteteve tona të qëndrueshme dhe angazhimit tonë të përbashkët për sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Azi-Paqësorit”, shtoi ai.

Në fjalën e tij, Zëvendës Admirali Karl Thomas, komandant i Flotës së Shtatë të Marinës Amerikane, tha: “Është e rëndësishme që të gjitha vendet të kenë të drejtën të lundrojnë dhe të operojnë pa frikë në Detin e Filipineve Perëndimore”.

Deti i Filipineve Perëndimore i referohet pjesës së Detit të Kinës Jugore, që Manila thotë se është pjesë e territorit të Filipineve.

Në këtë stërvitje, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar dy anije ushtarake, ndërsa Britania, Kanadaja dhe Japonia, secila nga një. Stërvitja e organizuar nga Filipinet do të zgjas deri më 13 tetor.

Forcat detare të Australisë, Francës, Indonezisë dhe Zelandës së Re kanë dërguar vëzhgues dhe ekspertë në këtë stërvitje.

“Unë jam i bindur se asnjë agresor i mundshëm nuk duhet të ketë asnjë iluzion tjetër përveç faktit se ky është një grup i vendeve të forta, një ekip i fortë i forcave detare që lundron dhe vepron së bashku”, shtoi Zëvendës Admirali amerikan Karl Thomas.

Etiketa: Filipinekinaoqeani paqesorU.S Marinevoa
Pas

Humbi orientimin në Gjirin e Karaburunit, policia kufitare ndihmon turistin zviceran

Para

Parlamenti Evropian pritet ta miratojë një rezolutë për raportet Kosovë-Serbi

Para
Parlamenti Evropian pritet ta miratojë një rezolutë për raportet Kosovë-Serbi

Parlamenti Evropian pritet ta miratojë një rezolutë për raportet Kosovë-Serbi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

Inteligjenca ruse akuzon Serbinë, Vuçiç po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë

Altin Nonaj: Sulmi ndaj Iranit nuk ndodhi pa miratimin e SHBA, Izraeli nuk do ta ndërmerrte i vetëm

Sulmi iranian në Doha, Katari: Nuk ka viktima, por mund të reagojmë sipas ligjit ndërkombëtar

Pas sulmeve iraniane, SHBA në vëzhgim të plotë: Baza në Katar mund të jetë shënjestër

Sulm i drejtpërdrejtë ndaj SHBA/ Irani godet bazën amerikane në Katar me raketa

Mbi 24 mijë rroba të falsifikuara bllokohen në Kukës, logot e markave sportive nën hetim

Alarm në zonat rurale të Lushnjës/ Rekord zjarresh, mendohet për djegiet e qëllimshme

Rrezik sulmi ndaj bazës amerikane në Katar, Irani vë në shënjestër Al-Udeid

Pezullohen fluturimet drejt Tel Avivit, Air France: Nuk udhëtojmë deri më 14 korrik

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.