17:31 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Rrjeti i prostitucionit në Tiranë që u zbulua nga vjedhja e çantës me 3.500 euro, dërgohet për gjykim pronari i hotelit Përparim Xhelili

13:02 | 03/06/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘’Motelet e seksit’’, zyrtari kosovar: Shpëtuam, mbarojmë punë me 10 Euro !

Grabitja e një çante me 3.500 euro nga një dhomë hoteli në Tiranë zbuloi rrjetin e prostitucionit që funksiononte aty. Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin ndaj pronarit të hotelit, Përparim Xhelilit, i cili akuzohet se qëndron pas rrjetit të prostitucionit ndryshe nga sa dyshohej në fillim.

Pavarësisht se ishte deklaruar se hoteli përdorej nga shtetasja M. Dalti, në fakt, i dyshuari Xhelili organizonte punën në hotel, përfshirë edhe sigurimin e kushteve për prostituimin.

Në këto kushte, Prokuroria e Tiranës urdhëroi arrestimin e shtetasit Përparim Xhelili, i dyshuar për “Mbajtje të lokaleve për prostitucion”. Ky i fundit rezulton se është dënuar më parë për të njëjtën vepër penale dhe për të njëjtin hotel.

Detaje të Prokurorisë:

Një hetim i nisur nga Prokuroria e Tiranës për vjedhjen e një çante me para në një hotel, zbuloi një rrjet prostitucioni. Një pjesë e personave janë dënuar pak kohë më parë, ndërkohë që Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim edhe pronarin e hotelit, Përparim Xhelili, të akuzuar për “Mbajtje të lokaleve për prostitucion”.

Vjedhja në hotel

Në gusht 2015, E.L. dhe disa miqtë e tij kanë qëndruar në hotelin “Papi” në Tiranë, në dhoma të ndryshme. Në mëngjes, në dhomën e E.L. është paraqitur shtetasja M.Dalti, e cila i ka sugjeruar të merrte një vajzë, e cila ushtronte prostitucion në atë hotel. D.L. nuk ka pranuar, por gjithsesi, sipas deklarimit të tij, M.Dalti është paraqitur sërish në dhomën e tij, së bashku me dy vajza. Sërish, sipas deklarimit, E.L. nuk ka pranuar “shërbimet seksuale” të vajzave. Pas kësaj bisede, ai ka konstatuar se në dhomë i mungonte çanta e dorës, në të cilën gjendeshin 3.500 euro.

Ai menjëherë ka bërë kallëzim penal në Polici, e cila nisi veprimet procedurale dhe referoi rastin në Prokurori.

Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës ende nuk është identifikuar me prova të plota personi përgjegjës për vjedhjen e parave, por ndërkohë hetimet u zhvilluan edhe për faktin penal të ushtrimit të prostitucionit në atë hotel.

Prostitucioni

Nga të dhënat hetimore, rezultonte se hoteli ishte në pronësi të Përparim Xhelilit, por që ia kishte dhënë në përdorim M. Daltit. Kjo e fundit, në hotel, ndërmjetësonte me klientët për t’i ofruar disa vajza, të cilat kryenin “shërbime seksuale”.

Në bazë të veprimeve proceduriale, në kuadër të hetimit për vjedhjen e parave, u arrestuan në flagrancë M.Dalti, për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”. Gjithashtu, u arrestua edhe F. Gecaj, roje në hotel, për “moskallëzim krimi”. Ky I fundit ishte në dijeni të veprimtarisë së paligjshme në hotel, por e mohoi para organit procedues. Dy personat e mësipërm janë dërguar për gjykim dhe më tej janë dënuar për veprat për të cilat akuzoheshin. Gjithashtu, është shpallur fajtore edhe shtetasja I.D., për veprën penale të “Prostitucionit”.

Në gjyq dosja për biznesmenin

Ndërkohë, ndryshe nga sa rezultoi gjatë hetimit, në gjykim, të pandehurit deklaruan se hoteli ishte në pronësi dhe shfrytëzohej nga pronari i tij i ligjshëm, Përparim Xhelili. Pra, pavarësisht se ishte deklaruar se hoteli përdorej nga shtetasja M. Dalti, në fakt, i dyshuari Xhelili organizonte punën në hotel, përfshirë edhe sigurimin e kushteve për prostituimin.

Në këto kushte, Prokuroria e Tiranës urdhëroi arrestimin e shtetasit Përparim Xhelili, i dyshuar për “Mbajtje të lokaleve për prostitucion”. Ky i fundit rezulton se është dënuar më parë për të njëjtën vepër penale dhe për të njëjtin hotel.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Tiranës dërgoi për gjykim kërkesën për shtetasin Xhelili.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: arrestimprokuroria e tiranespronariprostitucion
Pas

”Moxhi” sjell ndryshime, pritet afrimi i lojtarit të Kombëtares së Kamerunit te Partizani

Para

Veliaj thumbon Bashën: Mos ia bëni llogaritë, i ka paret mullar, ai e ka një plan B

Para
Veliaj thumbon Bashën: Mos ia bëni llogaritë, i ka paret mullar, ai e ka një plan B

Veliaj thumbon Bashën: Mos ia bëni llogaritë, i ka paret mullar, ai e ka një plan B

Discussion about this post

 



Të Fundit

Arratiset presidenti/ Tre avionë të qeverisë iraniane zbarkojnë në Oman, mes tyre edhe ai presidencial

Bledi Shkëmbi mbyll kapitullin me Tiranën, ofertë nga Maqedonia e Veriut

INSTAT: Sëmundjet e zemrës, shkaktari kryesor i vdekjeve në Shqipëri gjatë 2024

Pirro Vengu: Teknologji moderne me përdorim të dyfishtë, prioritet për modernizimin e Forcave të Armatosura

Plagosja me gomone në Gjipe/ Gjykata cakton “detyrim paraqitje” për drejtuesin e gomones që plagosi turistin gjerman

Lulzim Veliu: Bllokimi i Kuvendit i shërben vetëm faktorëve anti-Kosovë, Serbia nuk do ta arrijë kurrë Kosovën

Trump paralajmëron Iranin: “Dorëzim pa kushte, gjithçka mund të ndodhë shumë shpejt”

Balluku publikon raportin e World Economic Forum: Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike

Aksident në dalje të Tiranës, përplasen dy automjete disa të lënduar

Tabaku në Strasburg: Prej 12 vitesh pa reformë zgjedhore, nevojitet vullnet politik real

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.