Një rrobaqepsi në katin e parë të një objekti 10 katësh është përfshirë masivisht nga flakët në rrugën ‘Budi’, pranë ambasadës amerikane në kryeqytet. Si pasojë e flakëve masive janë alarmuar banorët e zonës të cilët kanë dalë të alarmuar nga banesat e tyre.
Rrobaqepsia është në pronësi të një shtetaseje 37-vjeçare me inicialet E.Sh., dhe për momentin nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
Sherbimet e forcave zjárrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjárrit, ndërkohë që grupi hetimor dhe sherbimet e policisë vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjárrit.