Populli rumun nuk ndalet as përpara acarit. Të dielën qindra prej tyre kanë protestuar sërish duke hyrë në ditën e 13-të protestës, që ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Duke sfiduar të ftohtin, temperaturat në -10 gradë Celsius, duke akuzuar qeverinë se po përpiqet të minojë luftën kundër korrupsionit.
“Hajdutë!”, “dorëheqje!”, thërrisnin rreth 50 mijë protestues në kor, mbledhur përpara selisë së qeverisë në Bukuresht, duke formuar një flamur rumun gjigant me ngjyrat blu, e verdhë, e kuqe me anë të pankartave me ngjyra të ndriçuara me celularë.
Ata synojnë t’i japin një karton të kuq qeverisë pasi nuk mjaton dorëheqja e ministrit të Drejtësisë. (XH.A/SHUPLAKA)