Nga policia e shtetit vetëm gjatë orëve të fundit janë goditur nga 6 raste të mitdhënies. Në pranga janë vënë 5 drejtues mjetesh në Elbasan, Berat, Gjirokastër e Pogradec, të cilët i kanë ofruar para punonjësve të policisë, me qëllim shmangien e penaliteteve.
Po kështu një 29-vjeçari është arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, pasi i ka ofruar ryshfet punonjësit të Policisë Kufitare për të mos u regjistruar në sistemin “TIMS”. Bëhet fjalë për Gentjan Vaskun, nga Durrësi, është paraqitur në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë dhe në momentin e dhënies së pashaportës punonjësit të policisë, i ka futur në brendësi të pasaportës 10 € (dy kartomedha nga 5 €).
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga edhe 28-vjeçarin, Artur Papraku, i cili ka tentuar t’i jap 500 lekë punonjësit të policisë rrugore për të mos marrë masë administrative për drejtim mjeti pa targa. Ai u ndalua nga policia në aksin rrugor Elbasan-Llixhë, për arsye se ka qenë duke drejtuar në shkelje të Kodit Rrugor, mjetin bujqësor “Zetor” pa targa. Edhe Arjan Bogdani, 27 vjeç, u arrestua nga policia, pasi në aksin rrugor Prrenjas-Katjel, në vendin e quajtur “Urakë” ka qenë duke drejtuar në shkelje të Kodit Rrugor mjetin tip “Benz” furgon pa targa. Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t’i jap 1000 lekë punonjësit të policisë rrugore me qëllim që t’i shmangej masës administrative për drejtim mjeti pa targa. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale mjetet dhe lekët.
Po kështu Specialistët e Seksionit për Policinë Rrugore në Pogradec bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të Feridon Basholli, 49 jeç, banues në Buçimas-Pogradec. Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në fshatin Grabovicë, duke drejtuar mjetin tip “Land Rover” me targa PG6624B i ka ofruar një kartëmonedhë 500- lekë punonjësit të Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit. (J.V/Shuplaka)