Kryeministri Edi Rama ka sqaruar taksat e biznesit të vogël në forumin për Llogaridhënien Publike në qytetin e Laçit.
Ai ka sqaruar uljen e pragut për biznesit e vogël.
“Do të rrisim pragun nga 8 në 120 ose 140 milionë lekë, do ta vendosim saktësisht cili do të jetë për biznesin e vogël.
Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, kushdo që ka xhiro deri në 120 milion ose 140 milionë, do të jetë biznes i vogël dhe do të paguajë vetëm 5%.
Pse? Sepse biznesi i vogël e duam partner, jo për ta mjelë.” – tha kryeministri.
Kryeministri Rama është shprehur se përmes vendosjes së tavanit për biznesin e vogël, qeveria kërkon të kapë në fakt abuzimet e biznesit të madh, taksat e të cilit siç tha Rama mban 98% të arkës së shtetit dhe që përpiqet të fshihet duke e zbrazur tek biznesi i vogël.
(E.L./Faxweb)
Discussion about this post