16:53 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Sa na kushtojnë tekat e Kryeministrit?

17:24 | 21/10/2022
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sa na kushtojnë tekat e Kryeministrit?

Deklarata e kryeministrit Rama se është tërhequr nga projekti për ndërtimin e instalacionit të drurit në oborrin e Kryeministrisë nuk është e vërtetë. Në fakt, kjo gënjeshtër po i kushton edhe më shumë para taksapaguesve shqiptarë.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur një tender për vendosjen e paneleve diellore në godinën e kryeministrisë me synimin për të kursyer energjinë e elektrike. Kjo procedurë u hap me shpejtësi disa ditë pasi kryeministri mohoi ndërtimin e projektit të “Parkut Eden” përpara gazetarëve.

Por procedura e hapur për ndërtimin e instalacionit nuk është anulluar nga Fondi i Zhvillimit, por pezulluar përkohësisht. Po ashtu, në tabelat e buxhetit 2023 të miratuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë e më pas nga Këshilli i Ministrave, në programin e projekteve që klasifikohen si investime publike, buxheti shpërndan për Fondin Shqiptar të Zhvillimit 407 milion lekë (3.5 milion euro) për ndërtimin e instalacionit të drurit dhe 7 milion të tjera për t’u dhënë po për këtë projekt në vitin 2024.

Tabela tregon po ashtu se për këtë projekt janë paguar 103.5 milion lekë (900 mijë euro) gjatë këtij viti, c’ka mendohet që të jetë fatura për studion austriakte “Precht” që ka bërë projektin.

Një tjetër faturë që pritet të paguhet nga xhepat e shqiptarëve është edhe ajo e çështjes Beccheti. Ministria e Financave ka klasifikuar 108 milion euro si detyrim konigjent që ka Shqipëria, ndërsa shpenzimet për studiot ligjore për këtë çështje vazhdojnë dhe deri tani kanë kapur vlerën 2 milion euro.

Shqiptarët duhet të paguajnë po ashtu 13.4 milion euro për prishjen e pallatit në Vlorë, për të cilën kryeminsitri nuk priti të respektonte procedurën dhe shoqëruar me mbrojtjen e dobët në Strasburg solli humbje në buxhet. Mospagesa në kohë e këtij vendimi të marrë që në vitin 2018, detyron buxhetin të paguajë edhe 3.8 milion euro të tjera kamatë.

Buxheti i vitit 2023 shkon pjesërisht për tekat e kryeminstrit dhe pjesërisht për koncesionet, ndërsa vazhdojnë shpenzimet tradicionale për paga për administratën dhe financimin e 2-3 akseve rrugore.

Thelbi i buxhetit këtë herë duhet të ishte kriza. Në fokus të tij duhet të ishin politikat sociale për mbrojtjen e shtresave të dobta, mbështetjen e pjesës së mesme të popullsisë që ka mbajtur deri më sot barrën e krizës të çmimeve të larta dhe hartimin e një plani ambicioz për të frenuar ikjen e të rinjve nga Shqipëria. Brenda kësaj të ishte dhe rritja e pagave të pedagogëve.

Buxheti i vitit 2023 duhet të kishte në fokus të tij shpenzimet e ulta të portofolit të ministrive për evente, ndërtesa dhe rikonstruksione dhe të ulte më shumë nivelin e borxhit publik. Duhet të merrej me krizën në sektorin energjitik dhe të mos financonte koncesionet dhe inceneratorët fantazmë, por të niste menjëherë shtimin e kapaciteteve prodhuese energjitike. Hidrocentrali i fundit publik i ndërtuar është Komani në 1985, kurse në 30 vitet e fundit KESH ka ka ndërtuar vetëm një panel lundrues në liqenin e Vaut të Dejës që ka një kapacitet jo më të madh se 13 MWh!

Pas

Veliaj pret kreun e Komunës së Çairit dhe 5 të rinjtë shqiptarë që fituan bursë në NASA: Duke bashkuar të rinjtë, investojmë për të ardhmen

Para

Me VIDEO/ Polici grushton të riun në Pogradec dhe e shoqëron në komisariat, kolegu i tij “bën sehir”

Para
Me VIDEO/ Polici grushton të riun në Pogradec dhe e shoqëron në komisariat, kolegu i tij “bën sehir”

Me VIDEO/ Polici grushton të riun në Pogradec dhe e shoqëron në komisariat, kolegu i tij "bën sehir"

Discussion about this post

 



Të Fundit

“S’mund të dalësh ashtu në fushë, është gabim”, Neuer nuk “kursen” Donnarumman, e sulmon pas dëmtimit të Musialës

Berat/ Zjarr në fshatin Mbrakull, zjarri shkrumbon një sipërfaqe të madhe me pisha

David Lammy thyen akullin, bëhet ministri i parë britanik që viziton Sirinë që nga kryengritja e vitit 2011

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, Ministri Hoxha dhe strukturat e IMT, IKMT, Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit në terren

Flakët përfshijnë Evropën, Gjermania, Greqia dhe Turqia në luftë me flakët

Kina i përgjigjet ndalesës së BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjeve mjekësore evropiane

Aksidenti/ Talenti polak në luftë me jetën, vdes motra e tij

Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut të Drenovës të Korçës, Fatjon Fasho

Finiq/ Dhunohet varri në varrezat e fshatit Vrion, dyshohet se është dëmtuar qëllimisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.