Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu ka qenë i ftuar në studion e lajmeve të Fax Neës, ku ka folur lidhur me koronavirusin që është përhapur muajin e fundit në Kinë, dhe ka vendosur në alarm shumë vende të botës.
Shehu u shpreh se virusi është endenë fazat e para, dhe ajo që i frikësohen të gjithë është përhapja e një epidemie, që më pas do të ishtë më e vështirë për t’u përballuar.
Ndërkohë që lidhur me rrezikun që ka sot Shqipëria, Shehu tha se ai është i vogël, sa kohë që kemi një distancë mjaft të madhe gjeografike me Kinën.
“Alarmi për Kinën është në nivelet maksimale, për të mos shkaktuar një epidemi, dhe aq më pak pandemi. Jemi përballë një virusi, të cilit nuk i dimë ende as origjinën, dhe aq më pak që të kemi një vaksinë për të bllokuar përhapjen e tij. Alarmi nuk duhettë kalojë caqet se më pas kthehet në panic, rreziku nuk mund të jetë i njëjtë si në Shqipëri dhe Mongoli.
A ka rrezik Shqipëria? Teorikisht po, sa kohë që është një shtet i hapur, dhe shtohet në nivel botëror, është se e ka periudhën e inkubacionit shumë të lartë, dhe mund të transmetojë te të tjerët edhe pa iu shfaqur simptomat.
Rrugët e frymëmarrjes, mukozat e trupit, mund të përhapin virusin, kërkohen masa standard, që janë pjesë e protokolleve të OBSH-së. Për momentin ne jemi në një zonë me rrezik të ulët të prekjes, dhe duhet të fokusohemi te kontrollet në pikat kufitare, dhe më pas në terren në rastet e dyshimta.
Një gjë duhet tat hemi se ky virus mund të transmetohet vetëm nga njeriu te njeriu, dhe jo psh nga një palë këpucë që dikush ka blerë nga Kina, apo një këmishë”, u shpreh Shehu.
Ndërkohë që ish-ministri tha se Shqipëria e ka të pamundur përballimin e një epidemie, sa kohë që ka një numër shumë të ulësh mjekësh dhe shtretërish për 1 mijë banorë, krahasuar me BE apo edhe vendet e rajonit. Sipas Shehut kapacitetet që ka mjekësia sot në vendin tonë, janë të ngjashme me ato në vendet e Afrikës Qendrore.
“Ne i kemi kapacitetet për ta përballuar këtë situatë, nëse dikush ka kollë apo rrufa, duhet të shtohen kontaktet me mjekët e familjeve, dhe duhen analizuar të gjitha të dhënat.
Përballimi i një epidemie është një nga sfidat më të mëdhaja që mund të ketë një sistem shëndetësor, mjafton që të përmendin rastin Ebola që bëri kërdinë në Afrikë, për shkak se atje sistemi shëndetësor është skarco.
Unë shpresoj që në Shqipëri ne mos të kemi nevojë që të përballemi me një epidemi të tillë, pasi sistemi ynë shëndetësor ka mjaft probleme.
Njeriu në vetvete nuk vdes nga virusi, por humb jetën si pasojë e shtimit të simptomave në funksione të tjera jetësore, pikërisht këtu ne kemi probleme.
Një nga pikat më të vështira është përballimi me komplikacionet, nuk bëhet për një apo dy persona, që kanë nevojë për ndihmë në rrugët respiratore, apo frymëmarrje të drejtuar, problem është që nuk diskutohet që të trajtohen 20 pacientë, por qindra të tillë.
Sistemi shëndetësor në vendin tonë është në një varfëri të thellë, renditemi njësoj sin ë vendet e Afrikës qendrore, kemi 1 mjek për njëmijë banor, që është më shumë se 4 herë nga mesatarja e vendeve të BE-së.
Kemi një numër shumë të ulësh shtretërish dhe një ulje shumë të ndjeshme të numrit të mjekëve. Do ishte rezultati më tragjik në Europë në rast se përballemi me një situatë të tillë.
Unë shpresoj që në Shqipëri të mos ketë një epidemi të tillë, që duhet thënë se nuk varet nga ne.
Shëndetësia nuk është falas, përveç shteteve që janë superfuqi dhe hedhin para për mbrojtjen dhe kërkimin shkencor, në vendet e tjera fondet që shkojnë për shëndetësinë janë nga më të lartat”, përfundoi Shehu.
(E.K/Faxweb.al)