Sajmir Tahiri, ministri i Punëve të Brendshme ka takuar sot të gjithë ish-drejtuesit e Përgjithshëm të Policisë në vite dhe mes tyre, nga sa shihet edhe nga fotot, ka qenë edhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi.
Didi u dorëhoq pas skandalit të fshehjes së urdhër-arrestit belg për Mark Frrokun, për një vrasje që deputeti kërkohej.
Vetë Tahiri ka preferuar që theksin te ky takim ta vendosë te një nga drejtuesit veteranë, të kohës së komunizmit. Ai quhet Kasëm Kaso dhe ka qenë drejtuesi i Policisë së Shtetit për 18 vjet në kohën e komunizmit. ”Emocion i veçantë takimi me Drejtorin më veteran të Policisë së Shtetit, Kasëm Kaso, që nga 1968 për 18 vjet në detyrë, e me rradhë të gjithë Drejtorët e Policisë në vite. Në këtë 90 vjetor të krijimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, respekt pafund për drejtuesit në vite dhe kontributin e policëve sot në pension.”, shkruan Tahiri në ”Facebook”. Gjatë takimit nuk kanë munguar edhe fotot e përhershme për shpërndarje te ndjekësit. (V.G/SHUPLAKA)
CILËT DREJTUES KA PREFERUAR TË TAKOJË SOT TAHIRI:
KASËM KASO, 89 Vjec, tetëmbëdhjetë vjet në detyrë
AGRON TAFA, 74 Vjeç. Koha e qëndrimit në detyrë: janar 1980-gusht 1982 (dy vjet)
DILAVER BENGASI, 72 Vjeç, Koha e qëndrimit në detyrë: 1 janar 1987-17 korrik 1990 (katër vjet e shtatë muaj)
FADIL CANI, 65 Vjeç, Koha e qëndrimit në detyrë: 17 korrik 1990-1 maj 1992 (një vit e nëntë muaj)
SABRI JACAJ, 54 Vjeç, Koha e qëndrimit në detyrë: 22 qershor 1993-15 qershor 1995 (dy vjet e shtatë ditë)
SOKOL BARAJ, 53 Vjeç, Koha e qëndrimit në detyrë: 3 korrik 1997-16 maj 1998 (dhjetë muaj e gjysmë)
BESNIK BREGU, 61 Vjeç, Koha e qëndrimit në detyrë: 16 maj 1998-4 shtator 1998 (tre muaj e 18 ditë)
HASAN AHMETAJ, 59 Vjeç, Koha e qëndrimit në detyrë: 4 shtator 1998- 9 nëntor 1998 (dy muaj e pesë ditë)
VETON GJOLIKU, 52 Vjeç, Koha e qëndrimit në detyrë: 9 nëntor 1998-20 janar 1999 (dy muaj e 11 ditë)
VELI MYFTARI, 64 Vjeç, Koha e qëndrimit në detyrë: 20 janar 1999-22 nëntor 2000 (një vit e dhjetë muaj e gjysmë)
BILBIL MEMA, 57 Vjeç, Koha e qëndrimit në detyrë: 23 nëntor 2000-19 gusht 2002 (një vit e nëntë muaj e 19 ditë)
BAJRAM IBRAJ, 52 Vjeç, Koha e qëndrimit në detyrë: 12 shtator 2002-30 mars 2007 (katër vjet e gjysmë e 19 ditë)
ARTAN DIDI, 53 Vjeç, Koha e qëndrimit në detyrë: 09 tetor 2013- 15 prill 2015 (1 vit e 6 muaj)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”215″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]