00:14 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Samiti në Slloveni, reagon Meta: Të frenohet shpopullimi dramatik i Shqipërisë, të liberalizohen sa më shpejt vizat për Kosovën

15:53 | 06/10/2021
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Samiti në Slloveni, reagon Meta: Të frenohet shpopullimi dramatik i Shqipërisë, të liberalizohen sa më shpejt vizat për Kosovën

Pas samitit të zhvilluar mes BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në Facebook duke thënë se mesazhet ishin inkurajuese por thekson se duhet të nisin shpejt negociatat me Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe liberalizim i menjehershëm i vizave me Kosovën.

Meta shkruan po ashtu se duhet të shfrenohet fenomeni i shpopullimit dramatik të Shqipërisë dhe të rritet bashkëpunimi rajonal.

Postimi i plotë:
Mesazhet e sotme të Samitit BE-Ballkani Perëndimor janë inkurajuese.
Perspektiva europiane e rajonit jetësohet përmes reformave të besueshme, në themel të të cilave qëndrojnë parimet dhe vlerat europiane të demokracisë, të drejtave themelore dhe sundimit të ligjit.

Mirënjohës për mbështetjen politike dhe ndihmën e gjithanshme, që Bashkimi Europian vazhdon t’i japë Shqipërisë dhe gjithë rajonit tonë, si partner i parë dhe i natyrshëm ekonomik, duke qëndruar plotësisht të linjëzuar në qëllimin e përbashkët strategjik të zgjerimit.

Plani Ekonomik i Investimeve dhe Agjenda e re për Inovacionin duhen shfrytëzuar maksimalisht për të rimëkëmbur ekonominë dhe frenuar shpopullimin e mëtejshëm dramatik të vendit.
Bashkëpunimi rajonal duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të përqëndrohet në zbatimin e zotimeve të ndërmarra. Bishtnimi ndaj këtyre zotimeve dhe parcelizimi i rajonit kundërprodhojnë më shumë ndasi dhe konflikte artificiale të padobishme, dhe bien ndesh me rrugën europiane të vendeve tona.

Duke përshëndetur Presidencën sllovene të BE dhe të gjitha vendet e tjera anëtare për zhvillimin e këtij Samiti të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, ripërsëris rëndësinë, që ka nisja e shpejtë e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe liberalizimi sa më parë i vizave me Kosovën, një premtim që kërkon zbatim urgjent.

Pas

“Sot kemi një BE më të dobët”, flet eksperti Gledis Gjepali: Situata pesimiste për integrimin e Shqipërisë nuk ndryshon

Para

Detaje të reja nga rënia e avionit në Vermosh, trafikimi i drogës një nga pistat e hetimit, paralajmërohen arrestimet e para

Para
E PLOTË/ “Largohuni, ikni shpejt”. Nga ulja e detyruar deri te fuoristrada e bardhë që largoi me shpejtësi 2 persona, misteri me avionin e Malësisë së Madhe

Detaje të reja nga rënia e avionit në Vermosh, trafikimi i drogës një nga pistat e hetimit, paralajmërohen arrestimet e para

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.