Sot në një lidhje “Skype” për Faxnews ka qenë analisti Ben Andoni për të folur për samitin BE-BP dhe për protestën e opozitës.
Ky samit ka thënë Andoni ka një rëndësi të veçantë pasi tregon mbështetjen e BE ndaj Ballkanit Perëndimor. Sipas tij rëndësia qëndron te pjesa organizative dhe nuk ka të bëjë me qeverinë e Ramës.
Andoni: Është samit që për herë të parë që bëhet nga struktura e Këshillit e Europës, dhe risia është Ballkani Perëndimor. Rëndësia është për nga pjesa organizative. Nuk ka të bëjë me qeverinë e Ramës.
Ka fokusin brenda presidencës ceke se çfarë do të behet me Ballkanin. BE po vjen në dyert e BP dhe po trajton edhe problematiken e vet, duke iu dhënë një mesazh që ju jeni pjesë e jona.
Protagonizmi jonë mbetet vetëm në një pjesë te organizimit. Më është dukur e cuditshme se opozita ka menduar për protestën po të afronte kapacitet e sa për mbarëvajtejn e samitit.
Europa nuk na ka krejt në oborrin e pasëm por po mendon si të na integrojë. Tirana është vendi që për fatin e madh u zgjodh si organizatore. Është simbolikë respekti për BP, që po i thonë se jeni nen ombrellën tonë dhe jo të Rusisë. Zoti Berisha do të tërheq vëmendje.
Discussion about this post